Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Ata kanë kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet dhe shtyhet për një ditë tjetër.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se qytetarët do të vlerësojnë se nga kush u nis konflikti në seancën e sotme të Kuvendit.
Sipas tij, momentumi është që të tejkalohet kjo situatë.
“Nëse jemi me tejkalu e vazhdojmë seancën aty ku kemi qenë. Edhe kryeministri e pati vullnetin të hiqte dorë nga fjala e tij. Qytetarët po presin që ne të vazhdojmë në normalitet. Në zgjedhje shkojmë kur të doni”, ka thënë ai.