KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky dhe liderët perëndimorë takohen për të diskutuar të ardhmen e Ukrainës
Botë

Zelensky dhe liderët perëndimorë takohen për të diskutuar të ardhmen e Ukrainës

KosovaNewss
KosovaNewss 09:58 -12/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Joe Biden në ditën e fundit të samitit të NATO-s në Lituani.

Samiti nuk i dha Ukrainës një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në NATO. Megjithatë, fuqitë perëndimore po përgatiten të shpallin një marrëveshje sigurie për Kievin ditën e sotme.

Zelensky, i cili ka shprehur haptas zhgënjimin e tij për mungesën e angazhimit të NATO-s drejt pranimit të Ukrainës në aleancë, do të takohet veçmas më 12 korrik me Bidenin dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, përfshi kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Vilnius.

Kryeministri Sunak njoftoi më 11 korrik se vendet e Grupit të Shtatë (G7) janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje bazë, e cila synon t’i ofrojë Ukrainës garanci afatgjata sigurie, ndërkohë që i mundëson vendit të krijojë marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes me vendet anëtare të G7-ës.

“Mbështetja e përparimit të Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, së bashku me marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe, dhe mbështetja nga shumica e anëtarëve të NATO-s do t’i dërgojë një sinjal të fortë presidentit [rus] Putin dhe do të kthejë paqen në Evropë”, tha Sunak.

Raportohet se marrëveshja pritet të përfshijë pajisjet ushtarake, trajnimin dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën. Marrëveshja e G7-ës vjen pasi NATO, më 11 korrik, tha se teksa e ardhmja e Ukrainës është brenda NATO-s, aleanca ushtarake do t’i japë një ftesë Kievit vetëm kur “anëtarët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në një konferencë për shtyp se nuk ka pasur kurrë një mesazh më të fortë nga NATO, si për mesazh politik për anëtarësim, ashtu edhe për mbështetjen konkrete nga aleatët, shkruan REL.

Zelensky u ankua për “formulim të paqartë në lidhje me kushtet” për të ftuar Ukrainën në NATO, edhe para se të publikohej deklarata.

Ai tha se do të ishte “absurde” nëse NATO nuk do t’i ofronte Kievit një afat kohor të qartë ose për integrimin e plotë ose të paktën një ftesë për të filluar negociatat e anëtarësimit.

“Duket se nuk ka gatishmëri as për të ftuar Ukrainën në NATO, dhe as për ta bërë atë anëtare të Aleancës,” shtoi ai.

Por shefi i NATO-s tha në konferencën për shtyp se pranimet e mëparshme në NATO nuk ishin shoqëruar me një afat kohor. “Ato janë të bazuara në kushte, ashtu kanë qenë gjithmonë,” tha ai.

Udhëheqësi ukrainas tha se nga kjo paqartësi do të përfitojë vetëm Rusia, dhe u zotua ta ngrejë çështjen personalisht në samit.

“Për Rusinë, kjo do të thotë motivim për të vazhduar terrorin e saj. Pasiguria është dobësi. Dhe unë do ta diskutoj hapur këtë në samit,” tha Zelensky.

Gjithashtu lexoni:

Polonia synon të blejë afro 800 raketa Patriot nga SHBA në vlerë prej 5.8 miliardë dollarë

Fituesi i Eurovisionit bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga konkursi: Është zhgënjyese që ende po merr pjesë

Hakerët rusë spiunuan kamerat kufitare për të gjurmuar  ndihmën për Ukrainën, thotë inteligjenca britanike

“Lufta e Izraelit është kërcënim për Evropën dhe mbarë botën”, paralajmëron ish-oficeri i inteligjencës britanike

Erdogan: Civilët në Gaza po e përjetojnë ferrin

TAGGED: Ukraina, Volodymyr Zelensky
KosovaNewss 12/07/2023 12/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
23°C
Pristina
few clouds
24° _ 23°
49%
9 km/h
Fri
23 °C
Sat
11 °C
Sun
14 °C
Mon
19 °C
Tue
21 °C

Lajmet e Fundit

Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga ushtria e SHBA-së
17:34 -23/05/2025
Pas deklaratave të pamatura ndaj ndërkombëtarëve shkarkohet zv.ministri i Pushtetit Lokal Arbër Vokrri
16:55 -23/05/2025
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s
16:00 -23/05/2025
KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit
15:49 -23/05/2025
Ngrihet aktakuzë për “spiunazh” dhe armëmbajtje pa leje ndaj A.V – dyshohet për bashkëpunim me inteligjencën serbe
15:34 -23/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?