KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e vetme për uljen e tensioneve në veri
Politikë

Rama në Beograd: Plani franko-gjerman, rruga e vetme për uljen e tensioneve në veri

KosovaNewss
KosovaNewss 21:13 -07/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është pritur në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se rruga e vetme për uljen e tensioneve është rruga e dialogut dhe e dakordimit mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

“Ne jemi mësuar që t’i ndajmë opinionet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë, të biem dakord që nuk biem dakord, por kjo s’na ndalon bashkëpunimin dhe paqen. Për të punuar dhe bashkëpunuar konkretisht duhet që në momente si ky, e është një moment specifik, të evitojmë që ndarja e gjithë pikëpamjeve në publik të përkeqësojë klimën. Me kaq mjafton”, tha Rama, raporton Euronews.Sipas tij rruga e vetme është jo rruga e rritjes se tensioneve por rruga e dialogut dhe e dakordësisë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.“Nuk dua të përsëris ne Beograd çfarë kam thënë në Prishtinë, por dua të shtoj se askush nuk duhet të nënvlerësojë përshkallëzimin e tensionit. Të mos humbasim kohë dhe energji të pafundme me pasoja të pakthyeshme”, tha Rama.Kurse presidenti serb, Vuçiq, deklaroi se i njeh pikat e planit franko-gjerman, të propozuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, por se nuk mund të vazhdojë të bëjë më tepër.“Në tre pikat më të rëndësishme kemi zbatuar dy. Nuk vazhdojmë me të treten se duhet t’i bëjë dhe Kosova. Ne duam paqe, nuk është vetëm deklaratë, është diçka që po punojmë. Si në Tiranë dhe në Prishtinë do ketë prej tyre që e shohin Serbinë si e keqja. Dua që të dini se situata është e vështirë në Serbi lidhur me këtë çështje. Nuk do ju them ju se sa të vështira janë problemet që po përballemi. S’kam pasur problem të takoja Albin Kurtin. Kam folur me Thaçin, Haradinajn, Hotin, jam munduar të gjejmë zgjidhje. Më pyesin kur do ta takoj Albin Kurtin, por as ata që janë më afër tij nuk e dinë”, u shpreh Vuçiq.Ndërkohë, ai shtoi se kanë diskutuar për Open Balkan gjithashtu, ndërsa sqaroi se draftin e propozuar nga Rama për shtensionimin e gjendjes nuk e ka parë.“Do t’i referohesha marrëveshjes së Brukselit dhe planit franko-gjerman që thotë se asociacioni duhet të krijohet në bazë të marrëveshjeve të firmosura. Nuk kërkojmë më shumë se aq. Asociacioni duhet të formohet, duhet të ishte bërë 10 vite më parë, por nuk ka vullnet për ta bërë”, deklaroi Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

KosovaNewss 07/07/2023 07/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?