KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U kërcënua me hetime nga Vuçiqi pas deklaratës se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca, deputetja britanike merr përkrahje të shumta
Politikë

U kërcënua me hetime nga Vuçiqi pas deklaratës se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca, deputetja britanike merr përkrahje të shumta

KosovaNewss
KosovaNewss 10:23 -07/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, analisti i Ballkanit Perëndimor nga Instituti “New Europe”, Jakub Bielamowicz, deputeti gjerman, Michael Roth e shumë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje deputetes britanike, Alicia Kearns e cila një ditë më parë u kërcënua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti në një postim në Twitter shkruan se Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në kohën e Slobodan Millosheviqit është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse.

“Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në regjimin e Millosheviqit, ka qenë prej kohësh i njohur për aftësitë e tij dinake në orkestrimin e skemave komplekse, duke manipuluar me shkathtësi narrativën me saktësi strategjike për të shtrembëruar realitetin”, shkruan Kapiti.

Aleksandar Vucic, the infamous Minister of Information under Milosevic's regime, has long been reputed for his cunning skills in orchestrating complex schemes, deftly manipulating the narrative with strategic precision to distort reality. https://t.co/TpEBzIEPlP

— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) July 6, 2023

Ndërkaq, njohësi i proceseve në Ballkanin Perëndimor, Jakub Bielamowicz thekson se është sulm i turpshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që po kërcënon me hetim deputeten Kearns për deklaratat e saja.

“Një sulm i turpshëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po kërcënon me një hetim kundër Alicia Kearns, kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka folur për agresionin e Serbisë, përfshirë kontrabandë armësh me autoambulanca në kishat serbe në Kosovë”, shkruan ai.

A shameful attack by Serbia's @AVucic who's threatening w/ an investigation against @AliciaKearns, Chair of the UK Foreign Affairs Committee, who has been speaking up on Serbia's aggression, incl. arms smuggling in ambulances to Serbian churches in Kosovo. pic.twitter.com/9rZtSzgdlr

— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) July 6, 2023

Edhe deputeti gjerman, Michael Roth i ka dalë në mbrojtje deputetes britanike.

“Thjesht e neveritshme. Solidaritet i plotë me kolegen time”, shkruan ai.

Just disgusting. Full solidarity with my great colleague @aliciakearns! https://t.co/tr8k0TpMRy

— Michael Roth – official ???? (@MiRo_SPD) July 6, 2023

Ndryshe, ditë më parë është ngritur një debat në opinion lidhur me pretendimet për kontrabandë të armëve nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave.

Deputetja britanike, Alicia Kearns pak ditë më parë ka thënë se Serbia kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë

Ajo madje tha se për këtë është në dijeni KFOR-i.

Por, KFOR-i të mërkurën në një përgjigje për Telegrafin mohoi një gjë të tillë. KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë provë për atë që është raportuar, dhe se deputetja i referohet ngjarjes së vitit 2022, kur Batalioni Mbretëror Fusilier (regjiment ushtarak britanik), u punësua në Kosovë.

“Nuk ka asnjë dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”, deklaroi KFOR-i.

Ndërkaq, pas deklaratave të deputetes britanike, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e kërcënuar Kearns me hetime ndaj saj.

Ai ka thënë Kearns “është e njohur për aktivitetet e saj antiserbe”.

“Tani, së bashku me veprimet policore, po futin elemente të reja, që është sulm ndaj dy shtyllave të tjera të popullit serb në Kosovë, Kishës Ortodokse Serbe dhe shëndetësisë”.

Vuçiq tha se ndaj saj kanë nisur edhe një hetim.

“Mos u shqetësoni zonjë, ne tashmë po kryejmë një hetim kundër jush, për të parë pse po e bëni këtë, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk reagon, ne jemi të detyruar të bëjmë”, ishte shprehur Vuçiq./T

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

KosovaNewss 07/07/2023 07/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?