KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Osmani ua prezanton planin 9-pikësh Komitetit të Ministrave të KE-së për de-eskalim të situatës në veri
Politikë

Ministri Osmani ua prezanton planin 9-pikësh Komitetit të Ministrave të KE-së për de-eskalim të situatës në veri

KosovaNewss
KosovaNewss 16:15 -05/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, ka mbajtur fjalim të enjten në Strasburg para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku ka prezantuar planin 9-pikësh për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës.

“Në atë drejtim është edhe plani 9-pikësh për deeskalimin e tensioneve të fundit në Kosovë, i cili do të sigurojë normalizimin e mëtutjeshëm”, tha Osmani, duke potencuar se Kryesimi në radhë të parë i vë njerëzit dhe përmirësimin e jetës së tyre të përditshme”, tha Osmani.

Në gjysmë të kryesimit me OSBE-së, Osmani po ashtu prezantoi aktivitetet e deritanishme në cilësinë e kryesuesit, duke i përmendur  vizitat në Ukrainë, Moldavi, Kaukazin e Jugut, si dhe në Serbi dhe Kosovë, duke theksuar punën e vazhdueshme të OSBE-së në këto rajone kyçe për Organizatën.

“Jetojmë në një periudhë të kthimit demokratik dhe sfidave të sigurisë për shkak të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili ka shkelur parimet mbi të cilat janë themeluar organizatat tona. Prandaj, prioritet i kryesimit tonë është që të sigurojë mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj. Pasi të rivendoset paqja dhe Rusia të tërheqë forcat e saj nga territori sovran i Ukrainës, OSBE-ja do t’i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për rimëkëmbjen pas luftës”, shtoi ai.

Krahas planit për Ukrainën, Osmani iu referua edhe konflikteve të tjera afatgjata dhe destabilitetit në rajonin e OSBE-së, për të cilat si Kryesues prezantoi udhërrëfyes për zgjidhje graduale që do të çojë në stabilitet dhe paqe afatgjatë.

Siç tha Osmani, OSBE-ja është e përfshirë në një gamë të gjerë fushash të rëndësishme për njerëzit dhe kapacitetet e saj për rajonin e Evropës Juglindore i ka fokusuar në pajtimin, luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet klimatike.

“Përkundër sfidave me të cilat përballet organizata, ajo do të mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj prioriteteve të saj, potencoi ai.

“OSBE funksionale dhe fleksibile që do të ndihmojë në ripërtëritjen e paqes dhe sigurisë dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme në rajonin e OSBE-së. Promovim të sigurisë së njerëzve përmes mbështetjes së rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimit ekologjik dhe promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës si parakushte për siguri të gjithanshme”, theksoi Osmani.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

KosovaNewss 05/07/2023 05/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?