Elmedin Rama ka nënshkruar me gjigantin nga Republika Çeke, Slavia Pragën.
Talenti mitrovicas është prezantuar këtë të martë nga klubi i tij i ri, shkruan Gazeta Express.
Slavia Praga bëri të se Rama do t’i bashkohet fillimisht skuadrës së dytë – B.
Ai me klubin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
18-vjeçari te shtatë herë kampionët e Çekisë është transferuar nga KF Trepça.
Klubi mitrovicas gjithashtu njoftoi për marrëveshjen, teksa sulmuesin e ri e falënderoi për kontributin dhe i uroi suksese.
Elmedin Rama, që është edhe anëtar i Kombëtares së Kosovës U19, vlerësohet si një prej më të mirëve nga të rinjtë.