Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e Pavarësisë.
Për këtë, në Twitter ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se kosovarët sot festojnë me kombin e madh amerikan dhe vlerat e idealet për të cilat rrah zemra e çdo amerikani dhe kosovari.
Postimi i plotë:
Gëzuar 4 korrikun President Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë!
Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari.
Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur.



