Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka pritur në oborrin e Qeverisë dy homologët, Mark Rutte nga Holanda e Xavier Bettel nga Luksemburgu.
Mëngjesin e së martës Kurti i ka pritur të dy në Aeroportin e Prishtinës. Dy kryeministrat më pas janë takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Pas takimit me Kurtin do të mbajnë konferencë për medie.
Vizita e liderëve të Holandës dhe Luksemburgut vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.
Tensionet nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut nën asistimin e policisë hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokal.


