KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja shkëput komunikimin me Kurtin e Osmanin, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme
Politikë

PDK-ja shkëput komunikimin me Kurtin e Osmanin, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

KosovaNewss
KosovaNewss 19:29 -03/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, ka njoftuar për një sërë veprimesh që do t’i ndërmarrin ndaj Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi tha se kërkojnë të shpallen datat për zgjedhje të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit.

Kreu i PDK-së tha se nga sot partia e vet nuk do të votojë në asnjë forum, për asnjë ligj, vendim, rezolutë apo marrëveshje.

“Në një kohë sa më të shpejtë të shpallet data për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së kuvendit. Nga sot s’do të votojmë në asnjë forum, as ligje, as vendime, as rezoluta, as marrëveshje, sepse situata në Kosovë nuk është normale dhe ne s’mund ta simulojmë normalitetin”, ka thënë Krasniqi në konferencën e sotme për media.

“Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Kurti dhe presidenten përveç në situata emergjente, dhe për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme:, ka shtuar ai.

“Kosova është shtet i izoluar e i sanksionuar ë për turpin e tyre na ka futur Kosovën në rang me Bjellorusinë, Rusinë, Moldavinë e Republikën Srbska”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së tha se Kosovës i duhet një lëvizje e përgjithshme për të ndalur rrënimin që po i bën Kurti Kosovës.

“Sot është qëllim fisnik të ndalim sa më herët pushtetin autoritar të Kurtit”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për mocionin e mosbesimit të përmendur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Mocioni i mosbesimit, ku është se nuk po e shoh, nuk mjafton të ndërrohet tema. Mocioni është ndërrim i temës, nuk mjafton të shkohet në kuvend me 40 nënshkrime, se duhet të shkohet në seancë, kjo dështon dhe i sigurohen Kurtit edhe tre muaj, tri ditë janë shumë”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

KosovaNewss 03/07/2023 03/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?