Me rastin e përfundimit të mandatit të tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, ushtarëve amerikanë të KFOR-it, për udhëheqjen dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për garantimin e sigurisë, paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në mesin e ushtarëve të cilëve iu nda kjo Medalje, ishte edhe komandanti i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë, nënkolonel Jared B. Sheets.
Sheets ditë më parë ishte shfaqur në një video teksa ia prezanton kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq numrin e ushtarëve të plagosur të KFOR-it, nga ana e bandave kriminale të masakruara në veri, në protestat e 29 majit.
Nënkoloneli Sheets gjatë dekorimit me Medalje Presidenciale Ushtarake, ka realizuar edhe një selfie me presidenten Vjosa Osmani duke falënderuar për nderimin dhe duke shfaqur shpresën që paqja dhe stabilitetit të jenë afatgjate në Kosovë, njësoj sikurse edhe raportet me ShBA-në.



