Kryetari i Federatës i Futbollit i Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar mungesën e Milot Rashicës në ndeshjen e sotme (e hënë) të Kosovës ndaj Bjellorusisë.Kosova do të luajë ndaj Bjellorusisë ndeshjen e vlefshme për Grupin I në eliminatoret e Euro 2024.
Ky takim do të zhvillohet në Hungari, me fillim nga ora 20:45 në Szusza Ferenc Stadion (Budapest).Përzgjedhësi Alain Giressë në këtë ndeshje duhet të bëjë pa sulmuesin vushtrrias, Rashica, i cili është lënduar në ndeshjen ndaj Rumanisë


