KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Nuk luftoi korrupsionin”- Presidenti bullgar shkarkon kryeprokurorin e vendit
Botë

“Nuk luftoi korrupsionin”- Presidenti bullgar shkarkon kryeprokurorin e vendit

KosovaNewss
KosovaNewss 11:19 -16/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti bullgar, Rumen Radev, shkarkoi prokurorin e Përgjithshëm, Ivan Geshev, më 15 qershor, në gjysmë të mandatit të tij shtatëvjeçar, pas zhgënjimit dhe thirrjeve të vazhdueshme vendore dhe ndërkombëtare se Geshevi ka dështuar të trajtojë korrupsionin.

Radev nënshkroi një dekret për shkarkimin e Geshevit tri ditë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë (SJC) votoi për ta rrëzuar atë pas disa muaj intrigash politike, të cilat përfshinin një sulm të supozuar me bombë kundër tij.

Geshev, 52 vjeç, u emërua për një mandat shtatëvjeçar në vitin 2019 me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur punën e të gjithë prokurorëve.

Por, emërimi i tij nxiti reagime të ashpra nga njerëzit që e akuzuan atë për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, oligarkëve dhe krerëve të mafias, të cilët nuk u sollën kurrë para drejtësisë, shkruan rel.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania në muajin shkurt të këtij viti sanksionuan disa shtetas bullgarë për korrupsion në atë që disa ekspertë e interpretuan si zhgënjim në rritje në Uashington dhe Londër për dështimin e Geshevit për t’i goditur njerëzit e fuqishëm të përfshirë në korrupsion.

Geshevi fillimisht gëzonte mbështetjen e SJC-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha emërimet në gjyqësor, por mbështetja e këshillit u zhduk pasi Geshev më 15 maj në një konferencë shtypi iu referua ligjvënësve si “plehra politike”.

Votimi i SJC-së u bë pasi Qeveria e re e koalicionit në Bullgari e kishte bërë prioritet largimin e Geshevit.

Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.

Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7

Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes

KosovaNewss 16/06/2023 16/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?