KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Falet gruaja që u burgos për 20 vite për vrasjen e katër foshnjave të saj
Botë

Falet gruaja që u burgos për 20 vite për vrasjen e katër foshnjave të saj

KosovaNewss
KosovaNewss 11:33 -05/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grua, e cilësuar si vrasësja më e keqe femër e Australisë, është falur pasi ka qëndruar 20 vjet pas hekurave për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Ky rast është konsideruar si një nga gabimet më të rënda të drejtësisë në vend.

Prokurori i Përgjithshëm i Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley, ndërhyri për të urdhëruar lirimin e Kathleen Folbigg, bazuar në gjetjet paraprake të një hetimi që kishte zbuluar “dyshim të arsyeshëm” për fajin e saj për të katër vdekjet.

“Kjo ka qenë një sprovë e tmerrshme për të gjithë të interesuarit dhe shpresoj që veprimet tona sot mund ta mbyllin disi këtë çështje 20-vjeçare”, tha Daley, i cili shtoi se kishte informuar Craig Folbigg, babain e foshnjave, për vendim. “Do të jetë një ditë e vështirë për të”, tha ai. Kathleen Folbigg u burgos në vitin 2003 për tri akuza për vrasje dhe një vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj, mbi një dekadë nga viti 1989.

Në secilin rast, ajo ishte personi që gjeti trupat e tyre të pajetë, megjithëse nuk kishte prova fizike që ishte ajo që i kishte shkaktuar vdekjet e tyre.

Në vend të kësaj, juria u mbështet në argumentin e prokurorisë se shanset që katër foshnja nga një familje të vdisnin nga shkaqe natyrore para moshës 2 vjeçare ishin jashtëzakonisht të ulëta sa të krahasoheshin me “derrat që fluturojnë.”

Ata vunë në dukje gjithashtu përmbajtjen e ditarit të saj, i cili përmbante mesazhe që të veçuara në atë kohë u interpretuan si rrëfim.

Deri në vitin 2019, një hetim që krye mbi dënimet e saj doli në përfundimin që nuk kishte asnjë dyshim të arsyeshëm që ishte ajo që i kishte kryer krimet.

Por një tjetër hetim filloi vitin e kaluar pasi dolën prova të reja shkencore që jepnin një shpjegim gjenetik për vdekjet e fëmijëve.

Pas hetimeve të fundit, Folbigg shihet me një optikë tjetër si një nënë e dashur, e cila mbeti e shkatërruar nga vdekjet e njëpasnjëshme të foshnjave të saj.

Në rastin e dy vajzave, Sarah dhe Laura, nga gjetjet e një gjyqtari në pension Tom Bathurst zbuloi se ekzistonte një “mundësi e arsyeshme” një mutacion gjenetik i njohur si CALM2-G114R që “shkaktoi vdekjen e tyre” dhe se Sara mund të kishte vdekur nga miokarditi, inflamacioni i zemrës, i identifikuar gjatë autopsisë së saj, shkruan A2CNN

Në rastin e Patrick, i cili pati një krizë të pashpjegueshme kur ishte 4 muajsh dhe vdiq kur ishte 8 muajsh, Bathurst zbuloi se është e mundur që vdekja e tij të ishte shkaktuar nga një çrregullim neurogjenik themelor.

Gjatë gjyqit të Folbigg-ut në vitin 2003, prokuroria përdori prova të “rastësisë dhe tendencës” për të pretenduar se Folbigg kishte vrarë gjithashtu Caleb-in. Me fjalë të tjera, pasi dyshohet se ishte përgjegjëse për vdekjen e tre fëmijëve, ka të ngjarë që ajo ta kishte vrarë edhe atë.

Megjithatë, Bathurst zbuloi se dyshimi i arsyeshëm mbi rolin e Folbigg-ut në vdekjen e vëllezërve dhe motrave të tij nënkuptonte se çështja e prokurorisë kundër saj për vrasjen e Caleb-it “bie”.

Gjithashtu lexoni:

Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban

Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan

Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë

Për çfarë kanë rënë dakord SHBA dhe Irani në marrëveshje dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Lavrov: Rusia mbetet e përkushtuar ndaj propozimeve të paqes të SHBA-së, hedhim poshtë “ultimatumet” e Evropës

KosovaNewss 05/06/2023 05/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?