Policia e Kosovës njofton se pasi të enjten rreth orës 22:00, në rrjetin social Facebook, është postuar një video ku një person shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h, i ka marrë masat ligjore ndaj kundërvajtësit.
Bëhet e ditur se njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me datën 30.04.2023 me automjetin VW Golf ka kryer kundërvajtjen ‘tejkalim i shpejtësisë’.
“Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë 300 euro, sipas ligjit 05/L-088, nenit 56 paragrafi 2, tri pikë negative, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj”, thuhet në njoftim.


