Kanë kaluar plot 18 vjet nga finalja më e çmendur e Ligës së Kampionëve.
Më 25 maj të vitit 2005, në Stamboll të Turqisë u luajt ndeshja mes Milanit dhe Liverpulit, e cila do të mbetet si ndeshja më dramatike në histori të Champions League, shkruan IndeksOnline.
”Rosonerët” kishin epërsi prej tre golave në pjesën e parë dhe ishin afër ta fitonin titullin e shtatë evropian.
Një gol nga Paulo Maldini dhe dy të tjerë nga Hernan Crespo, e çuan në pushim skuadrën e Carlo Ancelottit me tre gola epërsi.
Por djelmoshat e Rafa Benitezit nuk u dorëzuan, dhe zhvilluan një ndeshje krejtësisht tjetër në pjesën e dytë.
Liverpuli arriti të shënonte tre gola mbrenda gjashtë minutave, duke e kthyer ndeshjen në një dramë të madhe.
Golashenues për “Redsat” ishin Stiven Gerrard, Vladimir Smicer e Xavi Alonsos.
Në fund Liverpuli arriti të shpallet Kampion i Evropës, duke fituar pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2.