KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 4 vite burg “Luanesha e Ballkanit”, shqiptarja që do të vdiste për ISIS-in
Rajon

Dënohet me 4 vite burg “Luanesha e Ballkanit”, shqiptarja që do të vdiste për ISIS-in

KosovaNewss
KosovaNewss 13:35 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bleona Tafallari, një e re shqiptare që u arrestua në nëntor 2021 pasi akuzohej për vepra terroriste, është dënuar me 4 vite burg nga togat e zeza të Gjykatës së Apelit në Milano.

Hetuesit italian kishin zbuluar në kohën kur Tafallari u arrestua se ajo ishte anëtare në shoqatën terroriste “Luanët e Ballkanit”.

E reja gjithashtu ishte martuar me Përparim Veliqin (21 vjeç), një ushtar i ISIS, po ashtu kosovar me banim në Gjermani. Burri me të cilin kishte krijuar lidhje së fundmi betohej për xhihadin dhe kishte kontakt me bombarduesin e Vjenës, sulmi terrorist i të cilit la pas 4 të vdekur dhe 23 të plagosur.

Në Shkallën e Parë, Tafallari ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burg pasi akuzohej për nxitje për kryerjen e një krimi, për shkak të presionit që ushtronte ndaj disa vajzave të reja për t’u martuar me xhihadistë.

E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare (tani 21-vjeçe) Tafallari (e cila kishte jetuar më parë në Itali), kur u arrestua në Padova tha se ishte kthyer në Milano nga vëllai i saj për të rinovuar kartën e identitetit dhe për t’iu nënshtruar vaksinimit anticovid.

Bazuar në atë që doli nga hetimet, vajza rezulton se ka përkrahur radikalizmin xhihadist dhe do të kishte kryer aktivitete rekrutimi dhe prozelitizmi, madje edhe mes të miturve.

“Do të martohem me një muxhahidin dhe mezi pres të vdes me të e përmbytur me gjakun e perëndimorëve”, shprehej ajo në një telefonatë të përgjuar, ku fliste për personin me të cilin do të martohej.

Hetuesit kishin gjetur disa imazhe dhe dokumente mbi terrorizmin dhe “luftën kundër të pafeve” në telefonin e shqiptares, ku përfshiheshin edhe disa udhëzime për paketimin e bombave.

Ndër fotografitë e gjetura, ishte ajo e një të porsalinduri me një armë të mbështetur në bark dhe një kapele me një shehadet (dëshmia me të cilën muslimanët deklarojnë besimin e tyre në një Zot të vetëm dhe në profetin Muhamed), me shenjën që tregon se fëmija ishte tashmë i destinuar për martirizim.

Mesazhet e saj në “Telegram”, gjithashtu ishin të mbushura me emojy me flamurin e zi të ISIS-it dhe imazhe dhe video të prerjeve të kokave dhe mizorive të ndryshme të kryera nga ndjekësit e Kalifatit.

Dhe “miqtë” e saj, të gjithë kosovarë, shfaqnin dëshirën për të luftuar në Siri. Bleona shoqërohej me vajza dhe gra, me të cilat pavarësisht moshës së saj shumë të re, nuk hezitoi t’i këshillonte, t’i bindte apo t’i qortonte, nëse nuk i zbatonin urdhëresat fetare.

“Nusja Pelegrine” ishte pseudonimi i përdorur prej saj në më shumë se 2 mijë biseda të zhvilluara në Telegram.

 “Kam tre vjet me burka dhe gjithmonë mundohen të ma heqin, por pa dobi”, shkruante ajo në një bisedë me një tjetër kosovare shumë të re, me nofkën “Zana”, 16 vjeç.

Gjithashtu lexoni:

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve

Begaj: Bashkëpunimi rajonal, element kyç për stabilitetin evropian

KosovaNewss 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?