KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, më 4 e 11 korrik
Arsim

Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, më 4 e 11 korrik

KosovaNewss
KosovaNewss 08:43 -17/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 24 mijë nxënës më datën 4 dhe 11 korrik do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë. Për shkak të rritjes së numrit të pyetjeve, testi edhe këtë vit realizohet në dy ditë. Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se testimet e tilla janë të mirëseardhura, por sipas tyre, në Kosovë organizimi i testeve nuk matë thellësinë e njohurive, por të mbajturit mend. 

Edhe  këtë vit shkollor Testi i Arritshmërisë do të mbahet në dy ditë  bazuar në ndryshimet që janë bërë vitin e kaluar në përmbajtjen e testit dhe kohëzgjatjen e tij.

Rreth 24 semimaturantë testit të Arritshmërisë do t’i nënshtrohen me datat 4 dhe 11 korrik.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, i tha Radio Kosovës se ky testim shërben për matjen e njohurive të nxënësve dhe për regjistrimin e tyre në shkolla të mesme të larta.

“Numri i nxënësve të klasës së nëntë që do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmerisë për ketë vit është rreth 24 mijë. Ky test iu shërben për orientim për regjistrimin e tyre në shkolla të mesme. Nga viti i kaluar kemi rritur numrin e pyetjeve dhe për këtë arsye ky test mbahet në dy ditë”, thotë Elezi.

Ndërkaq, eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, tha për Radio Kosovën tha se organizimet e testeve në vendin tonë kanë nevojë për përmirësime, pasi nuk matin thellësinë e njohurive por të mbajturit mend.

“Konsideroj se mënyra se si organizohen testet e standardizume sot në Kosovë nuk masin shumë thellësi por mbamendje. Por megjithatë të gjitha masat që merren synojnë të përmirësojnë cilësinë e testimit. Gjithashtu kam vërejtje thelbësore për mënyrën e formulimit të pyetjeve”, thotë Rexhaj.

Më 4 korrik nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 11 korrik do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji.

Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta rezultatet e testit do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

KosovaNewss 17/05/2023 17/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?