Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës Besiana Musmurati, e ka prezantuar një projekt të ri të orës së leximit në shkollat e kryeqytetit.
Ajo në një konferencë për media tha se ky projekt do të zbatohet për nxënësit nga klasa e parë deri të pestën.
Musmurati theksoi se kjo do të rris dashurinë e tyre për libër.
“Fëmijët do të lexojnë libra që atyre ju pëlqejnë. Do të lexojnë Utën e Maleve, Piter Panin, Princin e Vogël, Aventurat e Profesor Kantit, Qarlin që transformohet në T-Rex, Ditarin e Djaloshit Nerd, do të mësojnë për Musinë Kokalarin, Greta Thunberg, Nënë Terezën, e shumë e shumë figura të tjera” tha Musmurati.
E para e arsimit shtoi se me anë të kësaj synohet edhe rritja e cilësisë në arsim.
“Me zhvillimin e kësaj politike të re, që përfshinë të gjitha shkollat e Prishtinës, synohet që të përmirësohet raportin i nxënësve me librin, e rrjedhimisht të rritet cilësinë e arsimit në Prishtinë. Kjo vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në PISA, ku është vlerësuar se nxënësit e Kosovës nuk kanë njohuri të mjafuteshme për të lexuar dhe kuptuar një tekst”, shtoi ajo.
Ajo ndër të tjera tha se Komuna e Prishtinës ka blerë libra të rinj, në vlerë prej mbi 100 mijë euro dhe do ti shpërndajmë në shkolla.