KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abazoviq: Vendimi për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KE nuk është kundër Serbisë
Politikë

Abazoviq: Vendimi për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KE nuk është kundër Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:14 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendimi për ta përkrahur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE) nuk ishte vendim kundër Serbisë.

Abazoviq po raporton në Komisionin Parlamentar të Malit të Zi për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar, Miodrag Lekiq, ka thënë se Qeveria duhet ta ketë praktikë të informojë për vendimet e saja.

Është thënë se ambasadorja e Malit të Zi në Këshill të Evropës, Bozhidarka Kruniq, mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kruniq kishte njoftuar se ka votuar, sipas udhëzimeve të Qeverisë.

Abazoviq ka thënë se politika e jashtme e Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se “shteti ka ndjekur politikë të përgjegjshme dhe konsistente”.

“Nuk do të habitesha që po të votonim kundër, të thirrej një seancë dëgjimore. Atëherë do të ishte diçka e justifikueshme. Kam dëgjuar fjalë për mostransparencë. Votimi është bërë në Komitet, Qeveria nuk ishte atje, por ambasadorja. A kanë mendime të ndryshme anëtarët e Qeverisë. Shumica prej tyre, në fakt të gjithë, pranuan në fillim se Mali i Zi ka një politikë të jashtme konsistente. Mali i Zi votoi së bashku me 33 shtete tjera për. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do ta ndalojë tjetrin, nëse dikush dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi është më i madh. Ajo reflektohet në bashkëpunim dhe stabilitet rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë vendet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Abazoviq, raporton “Vijesti”.

Abazoviq ka insistuar se votimi është shtyrë disa herë dhe se vendimi përfundimtar nuk ishte kundër Serbisë.

“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë për dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Në këtë mënyrë, ne zhvillojmë politikë të qëndrueshme. Ky nuk është vendim i marrë në seancat e Qeverisë. A ishte dikush i interesuar se si u votua në iniciativën për gjendjen e të drejtave të grave në Afganistan? Ne po kërkojmë që në dialog të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe mendoj se ishte në atë kontekst”, tha Abazoviq.

Gjithashtu lexoni:

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

KosovaNewss 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?