KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZKA: 830 mijë euro dëmi nga ndryshimi i projektit të rrugës Deçan-Mal i Zi
Ekonomi

ZKA: 830 mijë euro dëmi nga ndryshimi i projektit të rrugës Deçan-Mal i Zi

KosovaNewss
KosovaNewss 14:34 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të mërkurën rezultatet e tri raporteve të auditimit, atë për prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Infrastrukturës për vitin 2021, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga MINT dhe sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka folur për projektin e rrugës Deçan-Mal i Zi, i cili tha se ka pësuar ndryshime substanciale, dhe rrjedhimisht ka dëmtuar ekonominë e projektit mbi 830 mijë euro.

Sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës, Spanca tha se vetëm në vitin 2021 kjo ministri kishte kontraktuar afër gjashtë milionë euro për 26 aneks-kontrata, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Prej tyre, ZKA ka audituar 13 kontrata vlera e të cilave është mbi 4 milionë euro apo afër 70% e vlerës së kontratave të lidhura gjatë vitit me këtë procedurë.

Ajo tha se vlera e parashikuar për njërin nga këto projekte (Auto-udha A7.1) është një milion euro, që tanimë është tenderuar, ndërsa për projektin Dollc-Gjakovë vlera e përllogaritur është mbi 640,000 euro dhe për projektin Deçan-Kufiri me Malin e Zi vlera e përllogaritur arrin mbi 2.6 milionë euro, bazuar në çmimet e kontratës aktuale.

Spanca në konferencën për media theksoi se përdorimi i procedurës së negociuar, në rastet e lartcekura nuk ishte i arsyeshëm pasi që Ministria e kishte ditur se katër nga 13 kontratat aneks nuk mbulonin plotësisht kostot e projekteve në fjalë. Ministria në këto raste do të duhej që të shmangte përdorimin e procedurës së negociuar, dhe për këto katër projekte do të duhej të zbatonte procedurën e hapur.

Ajo ka thënë se kanë gjetur që ndryshimi i projektit të rrugës Deçan-Mali i Zi ka shkaktuar dëm 830 mijë euro

“Një projekt i cili kishte pësuar ndryshime substanciale është projekti për rrugën Deçan-Mali i Zi. Kërkesa ishte që gjerësia e rrugës nga 6 metra të bëhet 7, rrjedhimisht ky ndryshim kishte dëmtuar ekonominë e projektit për afër 830 mijë euro. Në dy projekte, atë të autostradës në Gjilan dhe Rrugës ‘Dragash – Brod’, Ministria, gjegjësisht projektuesi, nuk i kishte identifikuar dhe përfshirë në projekt të gjitha objektet që preken nga projekti rrugor. Mungesa e vizitës në punishte para lidhjes së kontratës, nga ana e Ministrisë, ka ndikuar në mos përfshirjen e të gjitha objekteve në projektin kryesor”, theksoi Spanca.

Auditimi i projektit “Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) /KIESA”, tregon se MINT KIESA nuk ka arritur efektet e duhura në përkrahjen dhe ngritjen e kapaciteteve të ndërmrrjeve të vogla dhe të mesme dhe Zonave Ekonomike.

Sipas Spancës, Qeveria nuk ka arritur t’i funksionalizojë zonat e lira në Mitrovicë, Gjakovë, Prizren dhe zonën e veçantë Amerikane.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se MINT-i/KIESA nuk ka arritur efektet e duhura në përkrahjen dhe ngritjen e kapaciteteve të NMVM-ve dhe Zonave Ekonomike. Zonat Ekonomike të themeluara nuk arrijnë t’i përmbushin nevojat e ndërmarrjeve në vend, duke i lënë investitorët të presin me vite për zgjerimin e hapësirave të biznesit dhe rritje të prodhimit dhe të punësimit. Qeveria nuk ka arritur ti funksionalizojë zonat e lira në Mitrovicë, Gjakovë, Prizren dhe zonën e veçantë Amerikane edhe pse i kishte themeluar me vendime direkte. Mos funksionalizimi i këtyre zonave ka ndodhur si pasojë që Qeveria nuk i ka paraprirë me analizimin e nevojave dhe me hartimin e planit të fizibilitetit për të vlerësuar dhe argumentuar nëse ja vlen të themelohen këto zona”, theksoi ajo.

Po ashtu Spanca ka thënë se MINT-i nuk ka zhvilluar ndonjë strategji të veçantë dhe politika për zhvillimin e NMVM-ve.

“Gjetjet e tjera që ndërlidhen me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga MINT/KIESA” janë: MINT-i nuk ka zhvilluar ndonjë strategji të veçantë dhe politika për zhvillimin e Ndërmarrjve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe orientimin e tyre drejt transformimit dhe ngritjes së cilësisë dhe eksportit të produkteve të tyre drejt tregjeve të BE-së. Nga viti 2005 deri në kohën kur kemi zhvilluar auditimin (në dhjetor 2022) janë të themeluara dhjetë (10) ZE prej të cilave vetëm katër funksionojnë: Parku i Biznesit Drenas, Parku i Biznesit Mitrovicë, Parku Teknologjik Shtime dhe Parku Industrial Suharekë. Ne kemi vërejtur se në vitin 2021 dhe 2022 ka pasur realizim më të vogël të investimeve në ZE edhe pse nevoja e bizneseve për hapësira në zona ekonomike ishte e lartë. Ne vitin 2022, investimet e bëra janë vetëm 8.3% të buxhetit të planifikuar, përderisa buxheti i shpenzuar për investime për vitin 2021 ka qenë 58%”, theksoi ajo.

Deri më 30 qershor ZKA planifikon të publikojë të gjitha raportet e auditimeve financiare. Ndërsa, përgjatë këtij muaji do të publikohen një numër i raporteve të auditimit të Pasqyrave Financiare të Organizatave Buxhetore dhe Ndërmarrjeve Publike, ndër të cilat janë: Ministria e Drejtësisë; Universiteti i Prishtinës; Komuna e Prishtinës; Komuna e Deçanit, Komuna e Vushtrrisë; Komuna e Ferizajt; Ndërmarrja Publike “Trainkos”; NP “Uniteti” – Mitrovicë; dhe Institucione tjera të nivelit qendror, nivelit lokal dhe Institucione të Pavarura.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Çmimi i naftës për sot

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

KosovaNewss 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive
20:30 -07/06/2026
Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive
20:27 -07/06/2026
Numrohen 15% e votave në Gjakovë, prin kjo parti
20:25 -07/06/2026
KQZ: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00
20:13 -07/06/2026
Numërohen 10% e votave, në Pejë po prin Vetëvendosje
20:11 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?