KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria paralajmëron se do ta ndryshojë ekipin menaxhues për Asociacionin
Politikë

Qeveria paralajmëron se do ta ndryshojë ekipin menaxhues për Asociacionin

KosovaNewss
KosovaNewss 20:33 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë të martën në Bruksel për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pa u informuar nga ekipi menaxhues për Asociacionin që e ka formuar Qeveria se çfarë draft-statuti është hartuar. Zyrtarë qeveritarë paralajmëruan ndërrimin e përbërjes së këtij ekipi, që përbëhet nga katër serbë, në rast se vazhdojnë të mos raportojnë në Qeveri dhe të mos u përgjigjen thirrjeve për takime.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta ndryshojë përbërjen e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse vazhdon të mos përgjigjet në kërkesat për raportim.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se është e patolerueshme sjellja e anëtarëve të këtij ekipi që vite më parë është emëruar nga Qeveria, pas propozimit të emrave nga komunat e veriut të banuara kryesisht me serbë.

“Neve nuk na pëlqen sjellja e tyre deri në këtë moment, pasi që nuk është dashur as të pritet që t’i ftojmë ne, e ata të raportojnë. Është dashur të raportojnë. Por nuk ka ndodhur ndonjë raportim më herët, e as nuk i janë përgjigjur deri më tash thirrjes për takim dhe në gjykimin tonë nuk është sjellje e tolerueshme. Ne do t’ua bëjmë edhe një ftesë për takim dhe nëse nuk na përgjigjen, atëherë me të njëjtin autorizim, siç janë emëruar këta persona në ekip menaxhues, do të thotë do të ndryshohen”, ka deklaruar Vokrri.

Ekipi menaxhues përbëhet nga katër serbë të Kosovës, një nga të cilët është zgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.

Në takimin e 2 majit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ekipi do ta prezantojë draftin e Statutit të Asociacionit, për përmbajtjen e të cilit nuk është informuar Qeveria e Kosovës, raporton koha.

“Neve nuk na kanë dhënë informacione dhe nuk e kanë kompetencën e as autonominë që të draftojnë një statut pa miratimin tonë. Mund ta draftojnë, por së pari duhet të kalojë nëpër filtrin e Qeverisë së Kosovës dhe të miratohet, që të kalohet tutje dhe deri në këtë moment, ata nuk na janë përgjigjur”, ka thënë Vokrri.

Politologu Seb Bytyqi ka thënë se përbërja e ekipit menaxhues ka rëndësi edhe pasi ta paraqesë dokumentin në Bruksel.

“Në të ardhmen, kur do të diskutohet për statutin e Asociacionit, rol të rëndësishëm do të ketë ekipi menaxhues, kështu që është e rëndësishme përmbajtja e këtij ekipi”, ka thënë Bytyqi.

Ekipi menaxhues është themeluar në kohën e Qeverisë Mustafa. Ndërkaq gjatë Qeverisë Hoti kryesuese është bërë Danijela Vujiçiq, e cila më vonë nuk është larguar nga kjo trupë, ndonëse është zgjedhur deputete në Kuvendin e Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

KosovaNewss 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?