KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Pjesëmarrja e deputetëve në seancë është detyrim, nuk është zgjedhje
Politikë

Konjufca: Pjesëmarrja e deputetëve në seancë është detyrim, nuk është zgjedhje

KosovaNewss
KosovaNewss 12:41 -28/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në tryezën e diskutimit të organizuar të premten me titull “Kuvendi i privilegjeve”, ka publikuar edhe raportin me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në këtë tryezë, ka thënë se problem i funksionimit të Kuvendit të Kosovës është sjellja e deputetëve, përkatësisht sjellja e të zgjedhurve të popullit.

Sipas tij, Kushtetuta, Ligji për Detyra dhe Përgjegjësi të deputetit dhe Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë 3 dokumentet më të rëndësishme të deputetit, të cilat e definojnë deputetin fuqishëm si një subjekt të pavarur, i cili duhet t’i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së tij.

“Dhe unë mendoj që kjo prej shumicës së të zgjedhurve të popullit është keqkuptu, kjo mendohet në një interpretim absolutist t’i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së tij. Sikur nënkuptohet që me ju nënshtru ndërgjegjes askujt tjetër sikur e nënkupton se nuk i përfill as rregullat, as obligimet sepse i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes të tij, jo edhe rregullave, jo edhe obligimeve, jo edhe detyrimeve që vijnë prej këtyre dokumenteve”, tha Konjufca.

- Reklamë -

Sipas tij, në Ligjin për Përgjegjësitë e Deputetit thuhet se “Pjesëmarrja në seancë është detyrim dhe nuk është zgjedhje”.

“Nëse ai i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes dhe nëse ndërgjegja e tij thotë se nuk du me ardhë në seancë, kjo është në kundërshtim me ligjin, është antiligjore. Nëse ne funksionojmë sipas ligjit si deputetë, dhe nëse në ligj shkruan se ardhja në seancë është detyrim, atëherë a mundet me më tregu dikush çka i bjen kjo?  Kjo qysh e kuptoj si kryetar është obligim i fortë, i fuqishëm, në të kundërtën duhet me informu kryetarin pse nuk ke ardhë në seancë”, tha tutje Konjufca.

Po ashtu, Konjufca ka thënë se ka disa paqartësi dhe keqinformime edhe sa i përket kompensimit të kategorive të ndryshme, raporton BPD.

I njëjti tha se para 5 viteve ka  ndryshuar modusi i kompensimit në seanca.

“Nuk është më që seancë që ti e qet nënshkrimin merr meditje. Ta keni parasysh se nënshkrimi nuk është i lidhur më kompensimin në seancë. Nuk është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nënshkrimi me mëditje, sepse është brenda cikli 4 herë pjesëmarrja në seancë dhe me 4 herë pjesëmarrje në seancë e kap normën e plotë. P,sh kur një deputet ka ardhë dhe e ka qit për herë të 7 nënshkrimin në seancë ai nuk kompensohet, ai e qet nënshkrimin në rregull është sepse neve na duhet pjesëmarrje dhe neve na duhet me ditë sa është numri, por kjo nuk shkon automatikisht meditje edhe nënshkrimi i tij i 7”, tha Konjufca.

Ai tha se nuk ka relacion automatikisht kuantitativ mes nënshkrimeve dhe numrit të nënshkrimeve në seanca dhe kjo është një rregull e re që është ndryshuar para 3-4 viteve sepse është konstatuar se ka pasur keqpërdorime.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF), organizoi tryezën e diskutimit: “Kuvendi i privilegjeve”, ku u publikua edhe raporti me titull: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, si rezultat i monitorimit sistematik që IKD i ka bërë punës së Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022.

IKD publikon raportin për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022

Gjithashtu lexoni:

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

KosovaNewss 28/04/2023 28/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?