KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani dhe kryediplomati italian, Tajani u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Politikë

Presidentja Osmani dhe kryediplomati italian, Tajani u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

KosovaNewss
KosovaNewss 17:38 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin e saj në Itali. Sot është takuar me zëvendës-kryeministrin italian, njëherit kryediplomatin Antonio Tajani.

Këtë e konfirmoi vet presidenca përmes një komunikate, ndërsa temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Presidentja Osmani dhe zv. Kryeministri Tajani diskutuan për rëndësinë e marrëveshjes dhe aneksit të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë së fundi në Bruksel dhe në Ohër, si dhe për rëndësinë e kontribuimit të vazhdueshëm për paqe e stabilitet në rajon”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Presidentja Osmani dhe Kryeminstri Tajani u pajtuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke e zgjeruar nivelin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë atë për njohjen e patentëshoferëve të Kosovës, nxitjen e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet forumit të bizneseve që do të organizohet së shpejti në mes të Kosovës e Italisë, thellimit të bashkëpunimit kulturor, arsimor, etj. Presidentja Osmani diskutoi me Tajani edhe për angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për avancimin e mëtejmë të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, me ç’rast i përmendi vlerësimet pozitive të raporteve kredibile ndërkombëtare.

- Reklamë -
Tajani takoi Osmanin: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot në Romë me zv. Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Italian, Antonio Tajani.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit të arbëreshëve në Itali.

Presidentja Osmani dhe zv. Kryeministri Tajani diskutuan për rëndësinë e marrëveshjes dhe aneksit të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë së fundi në Bruksel dhe në Ohër, si dhe për rëndësinë e kontribuimit të vazhdueshëm për paqe e stabilitet në rajon.

Presidentja Osmani potencoi se Republika e Kosovës ka dëshmuar sërish konstruktivitetin e saj në proces dhe poashtu zotimin për të zbatuar atë për të cilën është dakorduar, duke qenë palë serioze dhe plotësisht e përkushtuar për dialog. Në anën tjetër, Presidentja shtoi se pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë që do të përmbushen edhe zotimet e partnerëve tanë, me theks të veçantë në integrimin e Kosovës në strukturat eurotlantike.

Presidentja e shtroi çështjen e votimit në Këshillin e Europës duke theksuar urgjencën e një vendimi të tillë si dhe rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, religjioni apo përkatësie tjetër.

Presidentja Osmani dhe zv. Kryeminstri Tajani u pajtuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke e zgjeruar nivelin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë atë për njohjen e patentëshoferëve të Kosovës, nxitjen e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet forumit të bizneseve që do të organizohet së shpejti në mes të Kosovës e Italisë, thellimit të bashkëpunimit kulturor, arsimor, etj. Presidentja Osmani diskutoi me z. Tajani edhe për angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për avancimin e mëtejmë të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, me ç’rast i përmendi vlerësimet pozitive të raporteve kredibile ndërkombëtare.

Presidentja e njoftoi zv. Kryeministrin Tajani për vizitën e zhvilluar në Kalabri në mesin e komunitetit arbëresh. Ajo foli për rëndësinë e promovimit të mëtejmë dhe kultivimit e ruajtjes së kulturës dhe identitetit të arbëreshëve në Itali, si dhe për projekte të përbashkëta që mund të shtyhen përpara me këtë qëllim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.

Gjithashtu lexoni:

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?