KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet hapja e një zyre për investime të huaja në Podujevë
Politikë

Kërkohet hapja e një zyre për investime të huaja në Podujevë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:35 -13/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Podujevës pritet të bëhet me zyrë për investime të huaja.

Kërkesën këtë zyrë ose për drejtori të veçantë e ka bërë këshilltari i Organizatës së Ballit Kombëtar Demokrat (OBKD), Gazmend Islami në seancën e Kuvendit Komunal. Ka thënë se kjo është në të mirë të komunës dhe qytetarëve të Podujevës.

“Ideja ka qenë sepse jemi lodh shumë nga politika. E dimë që rajoni jonë është i varfër. Ideja është që me i ndalë të rinjtë mos të migrojnë. Këtë zyrë, është mirë që secili prej nesh të punojmë bashkërisht për thithjen e investime nga jashtë. Hapja e vendeve të reja të punës e ndalë migrimin. Po mundohemi vazhdimisht që me sjellë investitorë të jashtëm”, ka thënë Gazmend Islami. “Unë i kisha propozua edhe këtij Kuvendi që komuna jonë një herë në fundvit të bëhet nikoqire e investuesve ku bashkërisht mund të bëjmë festa qoftë për ata shqiptarë, qoftë gjermanë, apo italianë që të bëhet nën patronazhin e kryetarit. Kjo do t’i shkëmbente edhe idetë po edhe çka ofron komuna”.

Mbështetje kësaj ideje i ka dhënë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Ai ka theksuar se çështja e zyrës është çështje e brendshme e ekzekutivit dhe nuk ka nevojë të votohet në Kuvend, shkruan koha.

- Reklamë -

“Mendoj që është propozim i qëlluar dhe me vend. Ne kemi bisedua bashkërisht për këtë çështje dhe unë jam pro kësaj ideje. Unë mund ta marr përsipër që brenda Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik ta krijoj një zyre të veçantë për investime të huaja. Le të bëhet ajo prej një, dy, tre (punëtorë), varësisht sa është e nevojshme t’i ketë kjo zyrë. Por, ka mundësi që ta parashohim brendapërbrenda organizimit të brendshëm”, ka deklaruar Bulliqi.

Sipas tij, nëse mendohet të themelohet drejtori, atëherë kjo domosdoshmërish lidhet me ndryshimin e Statutit të Komunës, për të cilën gjë duhen 2/3.

“Thënë të drejtën ndoshta ka pas nevojë pak me punua në të (Statut), por kjo varet se e kanë gatishmërinë partitë politike për këtë”.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

KosovaNewss 13/04/2023 13/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?