KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për Ditën e Kushtetutës, LDK-ja me kritika ndaj Qeverisë
Politikë

Për Ditën e Kushtetutës, LDK-ja me kritika ndaj Qeverisë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:05 -09/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 15-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) konsideron se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është ekzekutivi, i cili më së shumti e ka shkelur këtë dokuement të rëndësishëm juridik.

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri teksa listoi disa nga shkeljet kushtetuese nga Qeveria Kurti në këto dy vite të qeverisjes u shpreh se ky kabinet qeveritar nuk i respekton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ky document, i cili është ombrellë e të gjithë lirive dhe të drejtave në Kosovë, si i tillë duhet te respektohet nga të gjitha insititucionet pa dallim.

Tahiri i LDK-së po ashtu theksoi se me këto veprime kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e saj.

- Reklamë -

“Për fat të keq Qeveria e Kosovës ka krijuar një traditë të shëmtuar të shkeljes së Kushtetutes dhe të mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese deri më sot që po flasim ministrja e Drejtësisë (Albulena Haxhiu) është shpallur shkelëse e Kushtetutës me rastin e rrëzimit të (Ligjit të) KPK-së, ministrja e Arsimit është shpallur me vendim të plotëfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese shkelëse e Kushtetutës së Kosovës me ndërhyrjen e saj në komunën e Kamenicës, po ashtu edhe tani Ligji për paga që është dërguar nga Avokati i Popullit e po ashtu edhe tendencat e Qeverisë për të ndërhyrë në financat apo të hyrat vetanake të Komunës, të gjitha janë shkelje flagrante të Kushtetutës se Kosovës nga Qeveria… kemi një qeveri që jo vetëm e shkel Kushtetutën, por edhe nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, siç është tani rasti kur dy ministra vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë përkundër që janë shkelëse të Kushtetutës dhe ky fakt ia humb çdo legjitimitet kësaj qeverie që të vazhdojë të qeverisë dhe të ofrojë barazi e drejtësi për qytetarët sepse vetë këta nuk e respektojnë Kushtetutën që është themeli i barazisë së qytetarëve”, tha ai.

Tahiri nga LDK theksoi se Qeveria Kurti do të mbahet mend që e ka shkelur më së shumti Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo është qeveria që mbahet mend që e ka shkelur më së shumti Kushtetutën dhe një qeveri recidiviste më herët kur është shkelur Kushtetuta ata që janë gjetur që kanë shkelur Kushtetutën kanë dhënë dorëheqje, kanë krijuar një precedent të mirë të paktën të respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kjo qeveri jo vetëm që po e shkel Kushtetutën, por edhe nuk po respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e bënë dyfish të dëmshme sjelljen e kësaj qeverie në raport me parimet themelore të sundimit të ligjit në një shoqëri”, tha ai.

Tahiri shtoi se ekzekutivi aktual, duke mos respektuar Kushtetutën, por edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duan të tregojnë se janë mbi dy institucione.

“Parimi më i rëndësishëm në drejtësi është se askush nuk është mbi ligjin dhe te gjithë jemi te barabartë, por Qeveria e Kosovës me këtë lloj moskokëçarje për vendimet e Gjykatës Kushtetuese sikur dëshiron të tregojë se këta nuk e çajnë kokën për vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe këta janë mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin dhe ky është mesazh shumë i keq për sundimin e ligjit në Kosovë dhe një trashëgimi shumë e keqe qe po krijohet në Kosovë e që po gjykohet tani, por edhe në të ardhmen si një sjellje e papërgjejgshme e qeverisë në raport më aktin më të lartë juridik e që është Kushtetuta”, u shpreh ai.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është miratuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi me 15 qershor të vitit 2008./kp

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

KosovaNewss 09/04/2023 09/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?