KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt
Siguri

Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

KosovaNewss
KosovaNewss 12:59 -06/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-s në bjeshkët e Deçanit, ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. 

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, ka thënë ajo.

Uka-Lutfiu ka thënë se deri në përpilimin e vendimit nuk mund të japin detaje lidhur me arsyetimin e tij. 

Më 23 qershor 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e pati dënuar me dënim të përjetshëm Naser Pajazitajn.

Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kishin parashtruar ankesë mbrojtësit e Pajazitajt, me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin. 

Ndërsa, prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Naser Pajatizaj u ngarkua me veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjithashtu lexoni:

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

KosovaNewss 06/04/2023 06/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
17:52 -27/07/2026
Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it
17:49 -27/07/2026
Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?