KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 24-vjetori i Masakrës së Rezallës, Krasniqi: E domosdoshme nevoja për të kërkuar ndëshkim për kryesit e këtij krimi
PolitikëSiguri

24-vjetori i Masakrës së Rezallës, Krasniqi: E domosdoshme nevoja për të kërkuar ndëshkim për kryesit e këtij krimi

KosovaNewss
KosovaNewss 15:02 -05/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 24-vjetorin e Masakrës së Rezallës ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë të Skënderajt.

Kreu i PDK-së ka thënë se në këtë masakër forcat serbe vranë e masakruan 98 civilë shqiptarë, djem e burra të paarmatosur dhe siç është shprehur ai këtë krim e bën edhe më mizor fakti që gati gjysmën e trupave i morën dhe i zhdukën, të cilët në vitin 2014 u gjetën në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

“Për të nderuar viktimat e Masakrës së Rezallës, sot me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës bëmë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Rezallë, të cilët ranë më 5 prill të vitit 1999, për t’u përjetësuar në historinë e përgjakshme të vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ka thënë se për familjarët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre dhembja vjen e shtohet, e për Kosovën bëhet edhe më e domosdoshme nevoja për të kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për kryesit e këtij krimi çnjerëzor.

Ndryshe të mërkurën e 5 prillit bëhen 24 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhduknin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Rezallës: Është dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

KosovaNewss 05/04/2023 05/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
14:58 -27/07/2026
Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro
14:51 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?