KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A rrezikohen raportet me Kosovën pas zgjedhjes së Milatoviqit president në Mal të Zi? Flet ish-ambasadori malazez
Politikë

A rrezikohen raportet me Kosovën pas zgjedhjes së Milatoviqit president në Mal të Zi? Flet ish-ambasadori malazez

KosovaNewss
KosovaNewss 19:08 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Millo Gjukanoviq, udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi, ka humbur pushtetin pas më shumë se tri dekadave në krye të politikes malazeze.

Gjukanoviq u mposht nga rivali i tij, Jakov Millatoviq në garën për president në balotazhin e zhvilluar të dielën e 2 prillit.

Por, çfarë impakti mund të ketë humbja e pushtetit të Gjukanoviqit në raportet Kosovë- Mali i Zi.

Kryetari i Unionit Nacional Shqiptar (UNSH), njëherësh ish ambasador i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka thënë se rënia e Gjukanoviqit do të reflektohet negativisht jo vetëm në raportet e Malit të Zi me Kosovën, por edhe në rajon.

“Forcat që e përkrahin z. Millatoviq kanë qenë kundër të gjitha projekteve të Malit te Zi modern, të realizuara në krye me Gjukanoviqin, duke filluar nga pavarësia e Malit te Zi, hyrja e tij në NATO, e deri të njohja e Kosovës shtet. Forcat që përkrahin kryetarin e ri të Malit të Zi , z. Jakov Millatoviq, janë kryesisht serbe e proruse dhe zor se do të mbeten pa ndikim në politikat e reja shtetërore. C’është e vërteta, z. Millatoviq, gjatë fushatës, në një pyetje të gazetarit rreth qëndrimit të tij për Kosovën, është përgjigjur se shteti i Kosovës është fakt. Por, tjetër është fushata parazgjedhore, e tjetër mund të jene fushatat e “botës serbe”, që mund të tentojnë të prekin edhe Malin e Zi edhe një pjesë të Kosovës”, ka thënë Ferhat Dinosha ish ambasador i Malit të Zi në Kosovë.

Më tutje, ai ka thënë se rezultati bindes 60 % -40%, në favor të z. Millatoviq, tregon se forcat serbe kanë punuar më gjatë.

“Në të vërtetë, ato e kane shtuar prezencën në politikat e Malit të Zi qysh në gusht të vitit 2020, kur partia e Gjukanoviqit shkoi në opozitë, pasi që kryeministri aktual në detyrë, z. Dritan Abazoviq, me 4 deputetët e grupimit te tij politik, ua bëri shumicën prej 41 deputetesh (Parlamenti i MZ ka 81) forcave proserbe dhe kështu u formua qeveria e z. Zdravko Krivokapiq, e përkrahur fuqishëm edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila në Mal të Zi ka ndikim shumë më të madh se Kisha Ortodokse Malazeze. Abazoviq u bë asokohe, zëvendëskryeministër”, ka theksuar ai.

Duke folur për profilin e presidentit në ardhje të Malit të Zi, Dinosha ka thënë se Millatoviq është politikan i ri, me përgatitje të mire shkollore(mr i ekonomisë).

“Para rreth një viti është ndër themeluesit e Lëvizjes Evropa Tani, në krye të se cilës eshte z. Millojko Spajiq (dhënder i ish kryeministrit Krivokaliq). Të dy këta kane qenë ministra në Qeverinë e z. Krivokapiq. Në opinion ata janë bërë tërheqës me një program ad hoc ekonomik, i cili rriti bindshëm rrogat e pensionet, sado që nga opozita u kritikua si popullist e i pabazë. Z. Millatoviq deklarativisht nuk ka kontestuar rrugën evrooiane e properëndimore të Malit të Zi. Unë mendoj se ai, dalëngadale, do t’u afrohet edhe publikisht politikave të Beogradit, ndihmën e të cilave e ka pasur edhe në këto zgjedhje. Kah do t’ia mbaje Beogradi, hajde dije. Por, në ecjen e tij të mëtejme politike, mund të shtohet ndikimi i Perëndimit, me koncesione të dyanshme, të cilat mund të lejojnë edhe një ecje paralele drejt “srpski svet-it”.

I pyetur nëse zgjedhjet e presidentit mund të zhbllokoj situatën në Malin e Zi, ai ka thënë se kjo nuk mund të ndodh shpejt, por pritet të ndikoj edhe në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare, që janë caktuar për 11 qershor 2023.

“Pritet që nga këto zgjedhje force kryesore të dale Evropa Tani dhe mbetet të shihet se me cilat parti ajo do te formoj qeverinë e re. “Hajri e dafte !”, kishte thënë Kosova”, ka shtuar ai.

Por, a është ky fundi i Gjukanoviqit në politikë?

“Mendoj se për fat të keq, Gjukanoviq e ka kuptuar se koha e tij e ka pasur. Mua vetëm më vjen mirë që ai edhe në garën e tij të fundit, kishte përkrahjen e shqiptarëve, mik i të cilëve u bë e do të mbetet me njohjen e Kosovës  në vitin 2008. Prapë ai di të befasoje… Sidomos nëse preken projektet strategjike të Malit te Zi , në afat gjatë”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

KosovaNewss 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?