KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Klubet janë optimiste se FFK-ja do të licencohet në ditët e ardhshme
Sport

​Klubet janë optimiste se FFK-ja do të licencohet në ditët e ardhshme

KosovaNewss
KosovaNewss 20:24 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 30 klube nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e dytë e Kosovës janë takuar të hënën për të diskutuar rreth moslicencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, çështje kjo që o ua pamundëson atyre t’i gëzojnë benefitet financiare nga Ligji i Sponsorisimit.

Nga takimi që zgjati një orë e gjysmë, përfaqësuesit e klubeve dolën me optimizëm se licencimi i FFK-së do të ndodh së shpejti dhe se rreth kësaj çështje ata kanë diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodajn, i cili gjatë ditës kishte pasur një takim me zëvendësministren e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmanin.

Përfaqësuesi i Klubit të Futbollit Trepça, Avni Haxhiu, deklaroi pas takimit janë optimistë se licencimi i FFK-së pritet të ndodh ditëve në vijim.

“Pika e njëjtë sikur edhe më herët, është çështja e shqetësimeve që kanë klubet lidhur me Ligjin për Sponsorizim dhe këto informata i kemi shpërndarë bashkë me klubet. Na ndihmoi shumë edhe sekretari i cili sot ka pasur një takim në Ministrinë e Sportit, gjegjësisht është takuar me zëvendësministren Daulina Osmani, aty janë dhënë disa vërejtje që sekretari i quajti minore, janë disa klube që mund të jenë çështje teknike, por që as ne e as federata nuk kemi pranuar asgjë me shkrim. Është premtuar që do ta kemi informatën me shkrim brenda dy ditësh, sot apo nesër, ne po i presim ato vërejtje për t’i eliminuar dhe besoj që çështja e licencimit është çështje e ditëve në vijim”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se tashmë kanë informata se mbi 50 përqind e klubeve janë të licencuara, kriter ky i kërkuar nga MKRS-ja për licencimin e FFK-së.

“Sipas sekretarit, është kaluar 50 përqindëshi sepse edhe sot informata ka qenë që 28 klube e kanë dërguar dokumentacionin e duhur, por a ka vërejtje në atë dokumentacion ende nuk ka me shkrim…Ne vendosëm që të mërkurën duke iu bashkangjitur këshillit iniciues edhe dy anëtar të tjerë, vendosëm që të mërkurën përsërit të kontaktojmë komisionin për licencim dhe do të takohemi me Ministrinë e Sportit”, shtoi ai.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Komiteti Ekzekutiv të FFK-së, u tha se kjo federatë do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar klubet që t’i plotësojnë dokumentet e kërkuara nga MKRS-ja për licencimin e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Manchester City arrin marrëveshje personale me yllin e Ligës Premier

Fiorentina zyrtarizon transferimin e Edin Dzekos

Ish-sportisti i NBA dënohet me 8 vite burg për përdhunimin e një 21-vjeçareje

Arsenali nënshkruan me Christian Norgaard

Kosova me ngritje në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria bie për dy pozita

KosovaNewss 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën
17:07 -10/07/2025
Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga
17:05 -10/07/2025
Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën
17:01 -10/07/2025
Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë
16:57 -10/07/2025
Manchester City arrin marrëveshje personale me yllin e Ligës Premier
16:54 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?