KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva në KEK, punëtorët kërkojnë rritje të pagave
Ekonomi

Greva në KEK, punëtorët kërkojnë rritje të pagave

KosovaNewss
KosovaNewss 15:29 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të hënën kanë mbajtur grevë njëorëshe për të kërkuar ngritje të pagave për të gjithë punëmarrësit e kësaj ndërmarrje.

Greva do të vazhdojë çdo ditë në të gjitha divizionet e KEK-ut deri të premten prej orës 07:00 deri në orën 08:00. Përjashtim nga kjo grevë bëjnë vetëm punëtorët që janë të kyçur drejtpërdrejtë në prodhim të blloqeve në Termocentrale.

Punëtoret e kësaj korporate kanë thënë se nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre, javën tjetër do të hynë në grevë 8-orëshe.

Sipas tyre, derisa ka rritje të furnizimit të energjisë elektrike, duhet të ketë edhe rritje të pagave për këtë sektor.

- Reklamë -

Kryetari i Sindikatës së Re në KEK, Nexhat Llumnica, arsyetoi kërkesën për rritjen e pagave bazuar në inflacionin që po ndodhë në vend.

Sipas tij, nuk është e arsyeshme që kur institucionet kanë nevojë për këta punëtor t’i quajnë hero, por siç thotë ai e nevojshme është rritja e pagave.

“Greva e sotme është vazhdimësi e protestës së 16 marsit për ngritjen e pagave. E vetmja kërkesë e jona është ngritja e pagave, sepse këtu ka një performancë të jashtëzakonshme KEK-u, ka një prodhim maksimal, ka një angazhim të punëtorëve duke u bazuar që ka mungesë të madhe të tyre… Ka angazhim të jashtëzakonshëm dhe punëtorët normalisht se e kërkojnë edhe rritjen e pagave duke u bazuar në inflacion…Në gjithë Kosovën ka ndodhë rritja e pagave, por nuk ka ndodhë edhe në KEK. Dhe kur kanë nevojë për këta punëtorë, gjithë Kosova ngrihen në këmbë t’i quajnë heronj, por nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për rritje të pagave”, tha Llumnica.

Llumnica tha se është e padrejtë të rritet vetëm çmimi i shërbimit të rrymës, por jo edhe i prodhimit.

“ZRrE ka vendosur të rrisë çmimin e energjisë elektrike, kurse jo edhe për prodhuesin. Ne e shesim 1 kWh të energjisë elektrike, 2.95 cent, kurse KEDS-i e shet prej 6.75 centë dhe i shtohet ai 15 përqindëshi tash. Kështu, këtu po ndihmohen kompanitë private, pra oligarkët, kurse prodhuesi që ka një kosto shtesë dhe nuk mund të mbulojë me këtë çmim koston e prodhimit, nuk ngritët çmimi për prodhimin por vetëm për shërbimin”, shtoi Llumnica.

Kryetari i Shoqatës Sindikale në “Kosova B”, Muharrem Gashi tha se po punojnë si në perëndim, mirëpo po paguhen si në Afrikë, pasi që sipas tij punëtorët në KEK paguhen me pagat ta ulëta. Ai thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat, greva vazhdon javën tjetër prej tetë orësh në ditë.

Gashi ka thënë se përderisa po rritet çmimi i rrymës, duhet të rriten edhe pagat.

“E vetmja kërkesë e jona është ngritja e pagave. Ne punojmë si në perëndim, prodhimin e rrymës dhe paguhemi si në Afrikë apo Indi. Nëse nuk plotësohen kërkesat ne do të vazhdojmë javën tjetër të shkojmë në greve edhe më shumë, jo një orësh, por 8-orëshe. Është interesant se rryma po rritet për 15 për qind, mirëpo rroga nuk lëviz fare, kështu ne nuk kemi tjetër rrugëdalje”, tha Gashi.

Edhe Bekim Osmani që punon qe 24 vjet në KEK ka thënë se paga aktuale nuk përshtatet me inflacionin që po mbizotëron në vend.

“Për ne është më e mira me ndodh rritja e pagave, sepse është shumë e arsyeshme dhe e logjikshme të na rrisin pagat, pasi kanë ndodhë shumë gjëra që nuk po mjaftojnë më… Më herët i thash një shoku se pasi e mora pagën dhe shkova në dyqan i harxhova gjysmën e pagës pa e llogaritur atë që punojmë pas orarit”, tha Osmani.

Ndërkaq, punëtori i mbështetjes afariste tek Termo Centrali “Kosova B”, Mustafë Murseli tha se rrogat nuk janë solide, dhe sipas tij, greva duhet të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për ngritjen e pagave.

“Greva është e arsyeshme, sepse rrymën e kanë ngrit vetë… Kështu edhe pagat duhet të rriten. Greva ka qenë në nivel dhe ajo duhet të vazhdojë, duhet me pas një ngritje sado pak. Nuk janë rrogat solide”, tha Murseli.

Ndërkaq, Bordi i KEK-ut ka njoftuar se duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut.

Mirëpo, siç njofton Bordi i KEK-ut, paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Po ashtu të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta

“KEK në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat. Sidoqoftë, duhet theksuar se paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë. Po ashtu të gjithë punonjësit e KEK-ut, përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës si dhe pagesa për shujta”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu lexoni:

Çmimi i naftës për sot

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Ejup Ahmeti dhe Glauk Konjufca vizitojnë biznese në Lipjan, theksojnë rëndësinë e prodhimit dhe investimeve

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht këto segmente të autostradave

KosovaNewss 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike
11:53 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?