KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë
Politikë

Çeku: Mund edhe të bëhet Zajednica, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë

KosovaNewss
KosovaNewss 23:14 -29/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Qeverisë Kurti, Hajrulla Çeku derisa foli për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet një ‘Zajednicë që ata e kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bie prapë’.

Çeku në T7 thotë se çfarëdo që të krijohet, nëse nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese, ajo do të bie.

“Unë nuk mendoj që kemi tashmë një model të kristalizuar se si duhet të realizohet ky detyrim që e kemi pas por që tashmë është pjesë e kësaj marrëveshje si vetmenaxhim për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Ne i kemi disa parime bazë që i ka theksuar kryeministrit. Parimi i parë është: Kushtetuta e Kosovës dhe opinioni i Kushtetutës për marrëveshjen e vitit 2015. Mund të mos përmendet as Kushtetuta as ai vendim i Kushtetueses që thotë 23 nene nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por ato janë realitete të patejkalueshme. Edhe mund të krijohet një organizimi i ri këtu, por nesër prapë nuk e kalon testin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çeku.

Tutje, Çeku tha se as kryeministri Kurti dhe askush tjetër nuk mund të shtyjë përpara diçka që bie ndesh me Kushtetutës e Kosovës.

“Është shtyllë e patejkalueshme. Kurti i ka thënë tri shtylla, e para është Kushtetuta. Pra ne mund ta bëjmë një Zajednicë çfarë po kërkojnë, por menjëherë shkon në Kushtetuese dhe bjen prapë. Kjo është e patejkalueshme. Këtë jo zoti Kurti, por askush nuk mundet me shty tutje. Ckado që bjen ndesh me Kushtetutën e Kosovës, që i bie karakteri monoetnik, një pushtet i tretë ekzekutiv, dmth cenohet thelbi i Kushtetutës sonë. Qysh mundet dikush me bo këtë sen. Merr zotime sa dush, jep zotime sa dush, atë ditë që e themelon ti, nesër në Gjykatë Kushtetuese ta rrëzon”

Gjithashtu lexoni:

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

KosovaNewss 29/03/2023 29/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara
13:24 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?