Kryeparlamentarja e Kuvendi të Shqipërisë e ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Kosovës, duke përgëzuar Kurtin për punët e mira që po bën dhe qëndrimet e matura.
“Takim vëllazëror me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përgëzime për punët e mira për Kosoën, qëndrimet e matura e të guximshme! Mbështesim bashkëpunimin e shkëlqyer Shqipëri – Kosovë, perspektivën euroatlantike, anëtarësimin në KE, OKB, dialogun Kosovë-Serbi dhe Planin evropian si pikënisje për dialog”, ka shkruar Nikolla.
Takim vëllazëror me Kryeministrin e Kosovës @albinkurti. Përgëzime për punët e mira për??,qëndrimet e matura e të guximshme! Mbështesim bashkëpunimin e shkëlqyer????, perspektivën evroatlantike, anëtarësimin në KiE, OKB, dialogun Kosovë-Serbi&Planin??si pikënisje për dialog??❤️?? pic.twitter.com/HweBcIIbwp
— Lindita Nikolla (@NikollaLindita) March 26, 2023