KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci viziton institucione të rëndësishme në Izrael
Politikë

Ministri Peci viziton institucione të rëndësishme në Izrael

KosovaNewss
KosovaNewss 18:52 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetin e Izraelit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, sipas zyrës së informimit të sektorit që ai udhëheq.

Ministria tha se gjatë ditës së sotme, Ministri Peci pati rastin të vitizojë disa institucione tejet të rëndësishme, ku fillimisht vizitoi Institutin MASHAV që është Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shtetit të Izraelit, ku u prit nga Ambasadorja Eynat Shlein, njëherit Drejtoreshë e MASHAV, si dhe zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.

Gjatë takimit me drejtuesit e Kompanisë “Netafim”, Ministri Peci bashkë me drejtuesit e kësaj kompanie diskutuan për mundësitë e investimeve në vendin tonë në teknologji të reja dhe të avancuara të ujitjes apo agroteknologji.

“Gjithashtu, në po të njëjtën ditë, z. Peci takoi Dr. Shmuel Assouline, Ushtrues i  Detyrës së Institutit Volcani (ARO) dhe Dr. Victoria Soroker me të cilët biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete në avancimin e bujqësisë përmes studimeve dhe hulumtimeve shkencore”, tha tutje ministria.

Takim tjetër tejet me rëndësi konsiderohet ai me studiuesen znj. Evelyn Rosenthal nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Bujqësor Mashav (MATC) me të cilën patën rastin të ndajnë ide konkrete për bashkëpunim, ku në fund të takimit të tyre të dyja palët u dakorduan për shkëmbime eksperience dhe ekspertize.

Ndërkaq, në kuadër të takimeve e vizitave të Ministrit Peci, është edhe ajo me përfaqësuesit e “IMPROVATE Group”, me ç’rast gjatë bisedave mes dyja palëve, fokusi i bisedës ishte sektori i qumshtit dhe mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Gjithashtu lexoni:

Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë

Hajdari u bën thirrje deputetëve që të kryejnë obligimin kushtetues

Peci vlerëson Berishën: Si ai duhet të sillen shumica e deputetëve

Haxhiu: Nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës, opozita po bllokon pa arsye

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura

KosovaNewss 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Operacion i madh kundër lojrave të fatit në Prishtinë, arrestohen 34 persona
14:18 -07/07/2025
Durmishi: Sfidat janë të përkohshme por urat do të jenë të përhershme
14:08 -07/07/2025
Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë
13:53 -07/07/2025
Katër të lënduar në një vetaksident në Batllavë të Podujevës
13:30 -07/07/2025
Për të përballuar fluksin, zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale në Prishtinë
13:10 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?