KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Shteti mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB-së
Politikë

Gërvalla: Shteti mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB-së

KosovaNewss
KosovaNewss 16:41 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, në një intervistë për një gazetë portugeze “Diario de Noticias”, është pyetur rretha anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gazeta portugeze e ka pyetur kryediplomaten se a është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në OKB duke rikujtuar kundërshtimin e Rusisë dhe Kinës.

Gërvalla ka thënë se ka shembuj që tregojnë se një shtet mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB-së

Situata ndërkombëtare ka ndikim edhe në Kosovë sa i përket anëtarësimit të Kombeve të Bashkuara, e dimë që nuk është pro Rusia, por edhe Kina dhe vendet e tjera? A është i rëndësishëm anëtarësimi në OKB për Kosovën, 15 vjet pasi shpalli pavarësinë nga Serbia?

“Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një joanëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm. Nëse shikojmë Zvicrën, shohim një shembull shumë të mirë të kësaj, ata iu bashkuan Kombet e Bashkuara shumë vonë. Njëkohësisht duhet të jetë e qartë se ajo duhet të varet nga vetë Kosova, nga progresi i vendit, nga përmbushja e kritereve në zbatimin e shtetit ligjor demokratik. Këto duhet të jenë parimet që Kosova të mund të anëtarësohet apo jo në një organizatë ndërkombëtare dhe jo fqinjësia apo bllokadat që mund të bëjnë të tjerët” ka thënë Gërvalla.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB është aktualizuar kohëve të fundit me deklaratat e Presidentit të Serbisë i cili në mënyrë triumfale ka deklaruar se ua ka thënë Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë se nuk do ta implementojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pse në Propozimin Evropian flitet për mospengim për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e jo specifikisht në OKB.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

KosovaNewss 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
22:16 -31/07/2026
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?