Sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe, ndërhyrje kjo që ndodhi për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.
E tash 24 vite pas për këtë ngjarje që shpëtoi një popull, është dhënë një vlerësim krejt ndryshe nga përvjetorët e kaluar nga një ambasador amerikan.
Bëhet fjalë për ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili deklaroi se populli serb nuk do ta harrojë kohën e bombardimeve gjatë 1999-s, derisa iu shprehu ngushëllime familjeve që humbën familjarë nga fushata ajrore e NATO-s.
Ai shkroi në Twitter në 24-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, duke thënë se gjatë karrierës së tij, ka mësuar se ndodh që ndonjëherë diplomacia të dështojë, e kur kjo ndodhë, Hill tha se rezultatet mund të jenë tragjike.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë. Populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë pikëllimin e tij, por besoj se është mjaft i fortë për të lënë anash ankesat e tij. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit tonë me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë”, shkroi Hill.
Ndaj kësaj deklarata kanë reaguar nga Presidenca e Republikës së Kosovës.
Në fakt këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari i ka replikuar Ambasadorit Hill në postimin e tij në Twitter, i cili tha se ambasadori në këtë rast ka vendosur të rishkruajë historinë në përpjekjet e tij për ta bërë Serbinë bashkë me të tjerët pjesë të grupit.
“Ndërhyrja nuk ishte rezultat i ‘dështimit të diplomacisë’. Serbia me të vërtetë nuk duhet ta harrojë atë, pikërisht sepse ndodhi si përgjigje ndaj veprimeve të një regjimi brutal dhe gjenocidal”, ka shkruar në reagimin e saj Miftari.

Më tej këshilltarja Miftari në profilin e saj në Twitter ka paraqitur edhe fjalimin e ish- presidentit amerikan, Bill Clinton i cili i ishte drejtuar qytetarëve amerikan për sulmet e NATO-s ndaj caqeve të Serbisë dhe arsyeve pse duhet të ndërhyjnë.
Clinton në paraqitjen për qytetarët amerikan në atë kohë tregonte për krimet që bëheshin ndaj qytetarëve të Kosovë nga Serbia dhe regjimi i Millosheviqit.
KOSOVO will never forget.
— Donjeta Miftari (@miftaridonjeta) March 24, 2023
Thousands of children, women & men were mercilessly massacred by Milosevic’s regime. THAT is the reality.
Those barbaric acts brought the democratic world together in defense of an innocent people. Here’s a reminder of Clinton’s statement 24 yrs ago: pic.twitter.com/oUNxDtBmVz
