KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: Me marrëveshjen e re, komunitetit serb në Kosovë i ofrohet autonomi politike
Politikë

Krasniqi: Me marrëveshjen e re, komunitetit serb në Kosovë i ofrohet autonomi politike

KosovaNewss
KosovaNewss 12:24 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për Marrëveshjen e arritur me Serbinë.

Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Kurti me një fjali mbrëmë “ka përmbysur gjithë jetën e tij politike”.

“Çka ka çka s’ka kryeministër? A ka Zajednicë, Asociacion. Sepse me një fjali mbrëmë kryeministri i Kosovës e përmbysi krejt jetën e tij politike, por së paku e uroj për sinqeritetin. Po ka Asociacion, siç e tha mbrëmë ky. Ka pasur Asociacion sa herë që ka thënë se s’ka. Loja me fjalë e ka afatin e skadimit. Fjalët skadojnë kur duhet të ndërmarrësh veprime, e kryeministri i ka marrë veprimet mbi vete. E për ironi të fatit të Kosovës, sepse të tij nuk ka rëndësi, e bëri atë në vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, ai ka pranuar krejt ato që ka premtuar se nuk do t’i pranonte. Kapërcim më të madh në politikën shqiptare s’ka bërë asnjë. Prej vetëvendosje e jo negociata, kalove në po negociata e vetëvendosje për serbët e Kosovës. Ndoshta kryeministri s’ka bërë tradhti kombëtare, por ndaj ndjekësve, e votuesve të tij e militantëve, po”, ka thënë Krasniqi në Kuvend.

Krasniqi ka thënë se Kurti është fajtor për degradimin e procesit të dialogut.

- Reklamë -

“Nga marrëveshja finale gjithpërfshirëse me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot jemi në marrëveshje të përkohshme, pjesshme me autonomi në qendër. Ky degradim është absolutisht përgjegjësi e kryeministrit Kurti. Degradimi i pricesit e ardhja në këtë pikë është faji i tij. Situatën e ka krijuar kryeministri e jo Kurti. S’ka pikur prej qielli. Para një viti ka mundur me pasur marrëveshje më të mirë, tekst që se pranon mosnjohjen nga Serbia. Ai me arrogancën e shpërfilljen për të gjithë, me gabimet e njëpasnjëshme, e ka sjellë edhe situatën ku partnerët kanë humbur ambiciet për marrëveshje finale e njohje ndërsjellë. Ishte arrogant, nuk u koordinua e mendoi se krejt botën mundet me bind qysh mendon ky”, tha Krasniqi, duke thënë se vitin e kaluar përqendrimi kishte qenë në menaxhim të krizave. “Prej verës të kaluar deri në fund të vitit vetëm kriza pas kriza shkaktuan, herë Kurti e herë Vuçiqi, si me u marr vesh. E kemi situatën tash si e kemi”.

Krasniqi ka shtuar se me marrëveshjen e re komunitetit serb në Kosovë i ofrohet autonomi politike.

“Jo autonomi territoriale, se nuk lidhet Shtërpca me Leposaviqin, por politike po dhe me kompetenca ekzekutive. Modelet evropiane që po i shqyrton kryeministri nuk funksionojnë në Kosovë, sepse Serbia nuk na njeh dhe ka pretendime territoriale ndaj nesh. Autonomia politike dhe ekstraterritorialiteti për Kishën Serbe është shkatërrimi i të ardhmes së Republikës sonë”, tha Krasniqi. “Kryeministri tha se s’flet me Qeverinë e Serbisë për Kishën. Normal që nuk flet, duhet të flasësh me Sinodën e shenjtë e ajo ka pretendime më të rënda se Vuçiqi. Pse duhet të flasësh me ta. Po e çan themelin e shtetit të Kosovës që është Pako e Ahtisaarit”, ka thënë Krasniqi.

Kryeministri Kurti: S’ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjes- Serbia e ka pranuar Kosovën, por e mohon për politika të brendshme

Gjithashtu lexoni:

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

KosovaNewss 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?