Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Haradinaj i ndal gjithashtu edhe te kritikat e opozitës në Kosovë lidhur me planin evropian, duke e cilësuar sjelljen e disa partive opozitare si joserioze kur bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme për vendin.
“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale, por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.
“Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin. Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa që janë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën“, tha Haradinaj për abcnews.


