KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
Politikë

Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

KosovaNewss
KosovaNewss 18:50 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, palët nuk do të mund të zgjedhin se çka të zbatojnë nga ky propozim e çka jo.

Në cilësinë e vëzhguesit, Escobar merr pjesë në një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars, ai tha se fokusi në këtë takim është te finalizimi i aneksit për zbatimin e marrëveshjes, e jo te nënshkrimi.

“Jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha Escobar duke iu referuar pushtimit rus të Ukrainës.

Në këtë aspekt, tha ai, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm.

Në rast se palët nuk pajtohen, ato fillimisht, “nuk ecin përpara në integrimin e tyre euro-atlantik”, tha Escobar.

Ai shtoi se “të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Escobar tha se është shumë e pagjasë që ai të shndërrohet ndonjëherë në një Republikë Sërpska, duke iu referuar kështu entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë, i cili vazhdimisht ka sfiduar funksionalizimin e këtij shteti.

Gjithashtu lexoni:

Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse

LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

KosovaNewss 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Apeli vërteton dënimin me burgim e gjobë ndaj Shkodran Pulajt dhe pesë të tjerëve për shitblerje të narkotikëve
12:14 -30/07/2026
Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse
11:46 -30/07/2026
Rrafshohet Hoteli “Jezero”
11:37 -30/07/2026
Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
11:18 -30/07/2026
LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
11:16 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?