KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell dhe Blinken bisedojnë për takimin e Ohrit
Politikë

Borrell dhe Blinken bisedojnë për takimin e Ohrit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:20 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka biseduar përmes telefonit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me takimin e së shtunës në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Dy zyrtarët thanë se tani është momenti për të bërë hapa domethënës në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin integrues.

“Të dy u pajtuan se ky është momenti i duhur për të bërë hapa domethënës përpara në interes të integrimeve në BE të Kosovës dhe Serbisë”, u tha në njoftimin e lëshuar nga BE-ja.

Në komunikatën e lëshuar nga BE-ja u tha se biseda u përqendrua në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, në cilësinë e vëzhguesit do të marrë pjesë edhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Borrell informoi sekretarin Blinken për zhvillimet e fundit të lidhura me procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehu pritjet nga takimi i Ohrit dhe nënvizoi rëndësinë e përparimit në dialog në të mirë të aspiratave evropiane të të dyja palëve”, u tha në njoftim.

Të shtunën në Ohër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Propozimi evropian, që Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, më 17 mars 2023.

Ky dokument prej 11 nenesh, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Serbia insiston që Prishtina të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian e ndërmjetëson këtë proces, ndërkaq Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk janë palë e dialogut, e mbështesin atë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për “Reporterët pa Kufij”: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit

Kurti: Kemi përgjegjësi ta formojmë Qeverinë, jo konstituimin e Kuvendit

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

KosovaNewss 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Ferizaj
14:47 -10/05/2025
Dortmundi interesohet për Jobe Bellinghamin
14:19 -10/05/2025
Liderët evropianë nga Kievi përsërisin thirrjet për armëpushim 30-ditor
13:41 -10/05/2025
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar
13:19 -10/05/2025
Tre yjet e Interit që do të mungojnë në ndeshjen kyçe të Serie A
12:53 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?