KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell jep detajet e takimit në Ohër: Marrëveshja është e mirë e shtegu për zbatimin e saj është edhe më i mirë
Politikë

Borrell jep detajet e takimit në Ohër: Marrëveshja është e mirë e shtegu për zbatimin e saj është edhe më i mirë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:17 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka dhënë disa detaje për takimin në Ohër që pritet të mbahet të shtunën mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media të premten, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevan Pendarovski, Borrell ka thënë se ky takim është i rëndësishëm dhe mundësi që nuk duhet humbur.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë kanë ofruar komentet e tyre për aneksin e implementimit të Propozimit evropian, për përmbajtjen e së cilës kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel.

“Dua të bëj një lloj përkujtimi të asaj se ku jemi dhe ku duam të jemi. Para 3 javësh në Bruksel Kurti dhe Vuciq u darkoduan mbi propozimin e BE-së. Ata janë pajtuar që ky propozim do të jetë rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Janë pajtuar se do të takohen së shpejti për të finalizuar ankesin e zbatimit”, është shprehur Borrell.

- Reklamë -

Duke folur për marrëveshjen ai ka thënë se ajo është e mirë, e shtegu për zbatimin e saj është edhe më i mirë.

“Ky takim që do të mbahet nesër do të mbahet për të përcaktuar hapat konkret që duhet të ndërmerren në një periudhë kohore konkrete, çka duhet të bëhet kur edhe si. Kemi një histori të gjatë të marrëveshjeve që nuk janë zbatuar kurrë. Të dyja palët kanë dhënë  komentet e tyre për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, ndërsa nesër do t’i diskutojmë dhe do të prodhojmë një version të konsoliduar të ankesit të bazë të këtyre propozimeve dhe diskutimeve”.

Borrell tutje ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të shtunën të arrijnë të pajtohen mbi rezultatin përfundimtar të këtyre diskutimeve.

“Ky aneks i zbatimit do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë do t’i vendosim marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë në një shteg afatgjatë e stabil në tejkalimin e krizave që i kemi pasur të shpejta në muajt paraprak”, është shprehur Borrell, duke shtuar se shpreson që të krijohet një momentum i ri për zgjerimin e BE-së.

Gjithashtu lexoni:

MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

KosovaNewss 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?