KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Falimenton një nga bankat më të mëdha amerikane
Botë

Falimenton një nga bankat më të mëdha amerikane

KosovaNewss
KosovaNewss 22:00 -11/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur dështimi më i madh i një banke që nga kriza financiare e vitit 2008. Pas panikut të investitorëve, banka Silicon Valley (SVB) falimentoi dhe u mor nën kontrollin e institucionit amerikan të sigurimit të depozitave të premten, shkruan CNN.

Rënia e bankës gjigante financiare ka ngritur shqetësime nëse bankat e tjera mund të përballen me probleme të ngjashme.

Pasi u bë e ditur të mërkurën se SVB-ja kishte humbur 1.8 miliardë dollarë, kursimtarët/depozituesit u kapën nga paniku dhe menaxherët e SVB-së u përpoqën të forconin pozicionet e tyre kapitale duke shpallur shitjen e aksioneve të bankës, por dështuan.

Për shkak të shqetësimit të investitorëve se diçka e ngjashme mund të ndodhë me bankat e tjera në bursë, 52.4 miliardë dollarë nga vlera e tregut të aksioneve të tyre u fshinë.

Megjithatë, nuk pritet që të ndikojë në bankat e tjera. Shumë banka të mëdha amerikane konvertuan një pjesë të depozitave në obligacione afatgjata gjatë pandemisë, ekspertët interpretojnë se operacionet e SVB-së janë megjithatë specifike dhe nuk duhet të flitet për rrezik sistemik për sistemin financiar si në vitin 2008.

SVB-ja është një bankë 40-vjeçare që merret kryesisht me monitorimin financiar të kompanive fillestare. Rënia e saj do të mbetet e shkruar me shkronja të mëdha në historinë e bankave amerikane, sepse është jo vetëm banka më e madhe që ka dështuar që nga kriza e vitit 2008, por edhe e dyta më e madhe ndonjëherë.

Për momentin, pyetja kryesore është se si të mbrohen 175 miliardë depozitat e mbetura në bankën SBV. Ka nisur një proces gjatë të cilit depozitat do të transferohen në një nga institucionet e shëndetshme financiare.

Vlera totale e aseteve të menaxhuara nga SVB arriti në 209 miliardë dollarë në fund të vitit 2022.

Një pjesë e konsiderueshme e fajit për falimentimin e SVB-së dhe telashet e reja të sistemit financiar amerikan mund t’i atribuohet ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili në vitin 2018 nxiti në mënyrë agresive lehtësimin e kërkesave rregullatore për bankat rajonale.

Gjithashtu lexoni:

SHBA-ja pezullon ndihma të fuqishme ushtarake për Ukrainën

Harrojini veturat në Amsterdam, edhe vendasit nuk kanë ku t’i parkojnë

Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit

Ekspozitë në Parlamentin e BE-së mbi mizoritë – eurodeputetët grekë dhe polakë kërkojnë dëmshpërblime

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë

KosovaNewss 11/03/2023 11/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë
21:42 -02/07/2025
Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh
21:38 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?