KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për një javë, më shumë serbë pajisen me targa RKS sesa gjatë gjithë muajve shtator-janar
Siguri

Për një javë, më shumë serbë pajisen me targa RKS sesa gjatë gjithë muajve shtator-janar

KosovaNewss
KosovaNewss 19:27 -11/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në javën e parë të marsit janë konvertuar në RKS më shumë targa ilegale të lëshuara nga Serbia sesa gjatë gjithë periudhës shtator-janar. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se në këtë trend ka ndikuar fushata e ndërgjegjësimit të qytetarëve. E njohës të këtij procesi konsiderojnë se pavarësisht rritjes së shifrave, zbatimi i plotë i vendimit për targat varet nga epilogu i bisedimeve rreth udhërrëfyesit për zbatimin e Planit evropian

Numri i targave të automjeteve që janë konvertuar nga ilegale në ato RKS gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti është shumëfish më i madh se totali i katër muajve paraprakë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, muajin e kaluar janë konvertuar targat e 43 automjeteve, ndërsa në gjithë periudhën shtator-janar ishin konvertuar targat e vetëm 37 automjeteve.

Trend shumë më i lartë, sipas këtyre të dhënave, ka vazhduar edhe gjatë marsit. Gjatë dhjetë ditëve të para të këtij muaji, u janë konvertuar në RKS targat 76 automjeteve.

- Reklamë -

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se në listën e mjeteve motorike që u janë konvertuar targat prijnë veturat, nga totali i afro 156 konvertimeve.

Të dhënat e Ministrisë tregojnë se në listën e mjeteve motorike që u janë konvertuar targat prijnë veturat.

“Lloji dhe sasia: veturë-93, veturë karavan-9, xhip-6, kamion-3, autobus-2, traktor-2, motoçikletë-1, pikap-1, rimorkio -1, gjysmërimorkio-1, veturë kabriolet-1”, janë statistika që nëpërmjet një përgjigje të shkruar i ka dhënë Nora Fetoshi, zëdhënëse në MPB-së.

Vitin e shkuar, Qeveria e Kosovës vendosi që të mos lejojë në qarkullim në Kosovë automjete me targa ilegale të lëshuara nga Serbia. Vendimi, që shkaktoi protesta dhe bllokim rrugësh në veriun e banuar kryesisht me serbë, u përdor si pretekst nga serbët e këtij rajoni për t’i braktisur institucionet.

Vendimi u pezullua, pas një marrëveshje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, e me të cilën Beogradi zyrtar është zotuar se nuk do të riregjistrojë më automjete për qytetet e Kosovës.

Rritjen e interesimit të serbëve për t’i konvertuar në RKS targat, MPB-ja e arsyeton me fushatën për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi nevojën e zbatimit të ligjshmërisë.

“Gatishmëria nuk ka munguar asnjëherë edhe me gjithë presionet dhe kërcënimet ndaj atyre që kanë shprehur interesim për konvertim të tabelave. E mirëpresim vullnetin e shtuar së fundmi nga qytetarët tanë të komuniteti serb, që është rezultat edhe i kurajës dhe vetëdijesimit të tyre për t’iu përgjigjur ftesave tona për të qenë pjesë e procesit të konvertimit të targave që synim ka vetëm ligjshmërinë”, ka thënë Fetoshi.

Një tjetër arsye e jep ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha. Ai thotë se interesimi i tyre lidhet me nevojën e zhvillimit të një jete normale të qytetarëve serbë, shkruan KOHA.

“Edhe interesimi paksa i shtuar për t’i konvertuar këto tabela, unë besoj që ka bazën në pritshmëritë e pakta, në humbjen e besimit në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj qytetarët e këtij vendi gjejnë zgjedhje për të krijuar të hyra financiare për mbajtjen e familjeve të tyre”, ka thënë Hoxha. “Pra, e shoh në aspektin e zhvillimit të një jete normale dhe jo në aspektin e pranimit të simboleve të shteteve respektive, sepse një gjë e tillë mund të arrihet vetëm pas një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes palëve të përfshira në dialog”.

Çështja e targave ka zënë vend edhe në propozimin evropian për dialogun, për të cilin janë dakorduar Kosova dhe Serbia.

Sipas Planit të BE-së, të dyja shtetet, mes të tjerash, do t’ia njohin njëra-tjetrës targat e automjeteve.

Ndonëse aty nuk përmendet specifikisht çështja e targave ilegale, në Qeverinë e Kosovës kanë përmendur nenin e parë të propozimit evropian si zgjidhje.

“Neni 1 i propozimit evropian për marrëveshjen bazë, ndër të tjera, parasheh njohjen reciproke të simboleve kombëtare dhe targave të veturave në shërbim të marrëdhënieve normale dhe fqinjësore. Ditëve dhe javëve në vijim do të ketë bisedime për planin e zbatimit të marrëveshjes dhe konkretizimin e secilit nen, përfshirë nenin 1”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

E në propozimin evropian zgjidhjen për targat e sheh edhe ish-zëvendësministri Hoxha. Por, nuk ka shprehur pritjen që menjëherë ky nen të zbatohet.

“Marrëveshja teknike për njohjen e targave unë besoj që nuk do të zbatohet në qoftë se nuk do të implementohet plani franko-gjerman, i cili parasheh detyrim për të dy palët për t’i implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel që nga viti 2018 e këndej dhe këtë e bazoj edhe në dëshmi të cilat edhe i ka publikuar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, ku dëshmohet se ka vetura të regjistruara në dhjetor të vitit 2022, pra një muaj pas dakordimit të palëve për ta implementuar këtë marrëveshje dhe për të mos pasur regjistrim me targa të vjetra”, ka thënë Hoxha.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka publikuar planin për zbatimin e vendimit për targat. I ndarë në faza, plani parashihte fillimisht qortimin e ngasësve të automjeteve që bartnin targa të lëshuara nga Serbia për qytete të Kosovës, më pas gjobitjen, ndërsa nga 21 janari parashihej të vendoseshin targa provuese mbi ilegalet. E, bazuar në plan, nga 21 prilli nuk do të lejohej qarkullimi me targa ilegale.

Në Kosovë vlerësohet të jenë afro 10 mijë automjete me targa që bartin akronimet e qyteteve kryesore, e që i ka lëshuar Serbia, dhe që shumica lëvizin kryesisht në komunat e veriut të banuara kryesisht me serbë.

Gjithashtu lexoni:

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

KosovaNewss 11/03/2023 11/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?