KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot skadon afati, grupi i Alibeajt njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë
Rajon

Sot skadon afati, grupi i Alibeajt njofton Celibashin: Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:06 -11/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.

Për Partinë Demokratike, Lulzim Basha ka ikur. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kishte vendosur një afat prej 48 orësh për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën e Kodit Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje, afati i cili skadon sot.

Letra e plotë drejtuar

- Reklamë -

I nderuar z. Komisioner, Jemi njohur me vendimin tuaj nr. 158, datë 09.03.2023, ku është urdhëruar “Kthimi për plotësim i dokumentaconit për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike te Shqipërisë”.

Me anë të këtij njoftimi, ju informojmë se z. Basha nuk ndodhet faktikisht në detyrë, për shkak të heqjes dorë nga detyra në mënyrë publike, përpara Kryesisë se Partisë, më date 21 mars 2022 (njoftimi publik bashkëlidhur).

Është fakt i njohur botërisht dhe që nuk ka nevojë të provohet, se prej një kohe të gjatë Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e madhe e opozitës, po kalon një periudhë konflikti të brendshëm, dhe në mungesë në detyrë të Kryetarit të Partisë. Në përputhje me legjislacionin ne fuqi dhe rregullat e brendshme të funksionimit të Partisë Demokratike (konkretisht nenit 46 te Statutit të PDSH), që përcaktojnë se: “Kryetari i Partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm……

Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin”, është lëshuar Autorizimi i Përgjithshëm datë 18 Mars 2022. Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike, për shkak të mos-zgjedhjes së Kryetarit te ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas “Autorizimit të Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022.

Për sa më lart, në mbështetje të nenit 64 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, duke qene se dokumentacioni i dërguar është i plotë dhe nisur nga fakti që është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur mos zbatimi i Autorizimit të Përgjithshëm të datës 18 mars 2022, kërkojmë shfuqizimin kryesisht të vendimit nr. 158/2023 dhe vijimin e procedurës ligjore të regjistrimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit 2023, duke mbajtur në konsideratë rrethanat ligjore dhe faktike si më sipër. /tch/

Gjithashtu lexoni:

Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet

Rasti i Zvërnecit, Rama: Mediat greke “u bënë njësh” me protestuesit

Haxhiu nga Tetova: Kosova do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Bashkohen tre subjekte politike në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

KosovaNewss 11/03/2023 11/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?