Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në trafik ka ndaluar automjetin i cili në zonën e kufizimit të shpejtësisë 80 km/h ishte duke lëvizur me shpejtësi 170 km/h.
Shoferit të këtij automjeti i është bërë matja e alkoolit ku ka rezultuar se është nën ndikimin e alkoolit në gjak me 1.05 promilë.
Bëhet e ditur se i njëjti është gjobitur me 300 €, 2 pikë negative dhe 9 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.



