Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga djali i tij.
Policia ka njoftuar se sulmuesi është arrestuar ndërsa viktima ka marr trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.


