KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SPAAC kërkon që Qeveria ta shkarkojë Bujar Ejupin për ta kthyer stabilitetin në sektorin e Aviacionit Civil
PolitikëSiguri

SPAAC kërkon që Qeveria ta shkarkojë Bujar Ejupin për ta kthyer stabilitetin në sektorin e Aviacionit Civil

KosovaNewss
KosovaNewss 16:37 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil AAC- SPAAC ka reaguar pas refuzimit të Raportit vjetor të Drejtorit të AAC-së Bujar Ejupi, nga Kuvendi i Kosovës.

Në reagim thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka refuzuar Raportin vjetor të Drejtorit Bujar Ejupi të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021 me 57 vota kundër dhe 4 abstenime dhe se ky është raporti i dytë vjetor me radhë që i refuzohet Drejtorit Bujar Ejupi nga Kuvendi.

SPAAC falënderon deputetët e Kuvendit të Kosovës për angazhimin dhe mirëkuptimin e tyre që të kuptojnë më për së afërmi veprimet e dëmshme të Drejtorit Ejupi, të cilat i kanë sjell dëm të pariparueshëm sektorit të aviacionit civil të Kosovës.

“Raporti Vjetor 2021 i AAC në fakt është raport i dështimeve të drejtorit në të cilin ka fshehur të gjitha shkeljet profesionale dhe përndjekjen e vazhdueshme të stafit, prandaj edhe e ka marrë votën meritore nga Kuvendi.  Si për koincidencë kjo ndodhi sot, më 8 mars 2023 mbase si përgjigje ndaj Ejupit i cili vazhdimisht ka preferuar që autoritetin e tij ta shfaq ndaj grave profesioniste në këtë institucion duke i përjashtuar nga puna e ndëshkuar pa bazë dhe ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë sistematike ndaj tyre për çka ato kanë dorëzuar peticion në Kuvend”, thuhet në reagim.

- Reklamë -

Ky refuzim i Raportit të Drejtorit Ejupi nga Kuvendi sipas SPAAC vjen pas refuzimit që ia ka bërë më parë Bordi Mbikëqyrës i AAC-së, Komisioni për Buxhet dhe Financa si dhe dëgjimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.

SPAAC i bën thirrje Ministrit Liburn Aliu dhe Qeverisë për të iniciuar procedurën për shkarkim të Bujar Ejupi, për ta kthyer stabilitetin në sektorin e aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

KosovaNewss 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?