KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kuvendi voton pro ndryshimit të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor
Siguri

Kuvendi voton pro ndryshimit të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor

KosovaNewss
KosovaNewss 16:06 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka votuar në seancën e së mërkurës pro ndryshimit të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Projektligji për Rregullat e Trafikut Rrugor është votuar në lexim të parë nga 61 deputetë të pozitës – asnjëri ta nuk votoi kundër e as nuk abstenoi.

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli, ka thënë se ky ligj do të shfuqizojë atë që është në fuqi për rregullat e trafikut rrugor.

Ajo tutje ka deklaruar se qëllimi ka qenë që të lehtësohet puna e institucioneve, pra policisë dhe gjykatave.

“Ky ligj eviton të metat dhe mangësitë e identifikuara gjatë zbatimit të ligjit paraprak. Policët do të punojnë vetëm me këtë ligj, pra nuk do t’i referohen edhe ligjit aktual. Në hartimin e këtij ligji kanë marrë pjesë zyrtarë nga Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit, ekspertë të jashtëm e pjesëtarë nga shoqëria civile”, ka thënë Pacolli para deputetëve.

Tutje, ajo është shprehur se si pasojë e rritjes së numrit të aksidenteve në trafikun rrugor, veçanërisht të atyre me fatalitet, është paraqitur nevoja që me urgjencë të nxirret ky akt i ri.

Pacolli po ashtu ka treguar disa nga risitë e këtij projektligji.

“Ky projektligj ka edhe disa risi, pra përdorimi i video-incizimeve si prove për të dëshmuar shkeljet në trafik. Kundërvajtjet do të shqiptohen dhe dërgohen në adresën e shkelësit përmes postës postare. Bartjen e përgjegjësisë tek pronari i automjetit në rastet kur nuk arrihet të identifikohet shoferi, por edhe në rastet kur shoferi është i mitur”.

“Aplikimi i masës mbrojtëse për përsëritësit dhe shkelësit, pra konfiskimi i patent shoferëve dhe shqiptimi i pikëve negative. Po ashtu është çështja e trotineteve elektrikë që së fundmi po përdoren edhe në Kosovë”, ka përfunduar ajo.

Ligji 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor ka hyrë në fuqi më 20 shtator 2016.

Ndonëse nga Ministria e Infrastrukturës në atë kohë ishte proklamuar se do të rrisë sigurinë në trafik, ekspertët e komunikacionit patën rekomanduar që urgjentisht të kthehet në Qeveri në mënyrë që të punohet nga grupi i ekspertëve jashtë institucioneve shtetërore, duke respektuar standardet evropiane.

Miratohet Strategjia e Energjisë 2022-2031

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

KosovaNewss 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?