KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sa mund t’i rezistojnë tërmeteve objektet në Kosovë? Arkitekti Shala flet për ndërtimet
Ekonomi

Sa mund t’i rezistojnë tërmeteve objektet në Kosovë? Arkitekti Shala flet për ndërtimet

KosovaNewss
KosovaNewss 18:36 -04/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ende nuk e ka një ligj që e përcakton qartë fushën e ndërtimit të objekteve të ndryshme në vend, kurse brengë kryesore e arkitekteve është nëse ndërtimet i rezistojnë apo jo tërmeteve të fuqishme.

Kështu tha arkitekti Arbër Shala i cili shtoi se çdo shtet duhet ta ketë “normën dhe ligjet e aprovuara për ndërtimet e objekteve si të ulëta dhe të larta”.

Mirëpo, sipas tij arkitektët dhe inxhinierët në vend kryesisht bazohen në norma të trashëguara më parë si dhe në EuroCode. Ai tregoi se objektet që i projektojnë duhet t’i rezistojnë shkallës së lartë të tërmetit, diku deri mbi 7.5 të shkallës së Rihterit.

“Si pikë e parë kisha me thënë që çdo regjion, shtet duhet me pas normën e vet, ligjin e vet të aprovuar, jo vetëm për ndërtesat shumëkatëshe, por edhe për ato të ulëta në përgjithësi. Fatkeqësisht në Kosovë nuk kemi arritur ende mirëfilltë, me e pas ligjin apo normën tonë që na i cakton të gjitha këto”, tha ai.

I pyetur se pse nuk iniciohet nga arkitektët dhe inxhinierët e vendit një çështje e tillë, ai tha: “Në fakt kemi një Asociacion të arkitektëve dhe inxhinierëve por ende nuk është krijuar Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve…”.

Arkitekti Shala tregoi se ka projekte të mira të ndërtimeve në vend, por megjithatë sipas tij, ka edhe të tilla që nuk janë.

“Tani që unë vet jam arkitekt dhe kemi projektu shumë ndërtesa në Kosovë dhe ato të ulëta dhe të lartë si dhe destinime të tjera. Duke pas parasysh që vet arkitektura i ndan ato, ka objekte të mira që janë ndërtuar, ka cilësi të mirë dhe materiale të mira që janë përdorë. Nga këndvështrimi im si arkitekt, ka objekte të mira, ka potencial por ka dhe nga ato që nuk janë të mira…”, tha Shala.

Ai tha se nuk është në pozitën e duhur që të tregojë nëse ndërtimet në vend janë të cilësisë së mirë apo jo.

“Ka arkitekt që janë mundu që arkitekturën bashkëkohore ta sjellin në Kosovë. Por nuk jam në pozitën e duhur për të vlerësuar cilësinë e ndërtimeve. Ka objekte të mira që në Kosovë pas lufte janë ndërtuar bukur mirë”, u shpreh Shala.

Por, siç tha Shala brengë kryesore e arkitektëve është “nëse ndërtimet që i projektojnë, i rezistojnë apo jo një tërmeti të fuqishëm”.

“Ndoshta brenga kryesore e jonë është dhe ka qenë se si të projektohen objekte të cilat do t’i rezistonin një tërmeti të fuqishëm. Këtu ka shumë faktorë. Ne i referohemi gjithmonë zyrës sonë projektuese dhe ekipit tonë, ku jemi mundu që gjithë kohës t’i marrim parasysh këto gjëra. I kemi fut në zbatim. Kur e thash më parë që nuk kemi një rregullore të mirëfilltë ajo nënkupton që ne edhe nuk e kemi një studim të mirëfilltë që e elaboron mirë se sa dhe çfarë tërmete mund të ndodhin në këto zona tona. Tërmetet klasifikohen në bazë të shkallës Rihter, por ato ndodhin ku janë pllakat tektonike të tokës, në rastin tonë ne e kemi afër pllakën në Durrës apo dhe nëse i referohemi tërmetit të fundit në Turqi, ajo ka ndodhur në pllakën tektonike të Azisë, ku është e pozicionuar gjeografikisht Turqia”, shpjegoi arkitekti Shala.

Ai tregoi se objektet që i projektojnë duhet t’i rezistojnë shkallës së lartë të tërmetit, diku deri mbi 7.5 të shkallës së Rihterit.

“Ndërtimet e reja në Kosovë do të duhej t’i rezistojnë shkallës së lartë të tërmeteve nëse janë projektu dhe ekzekutu. Me ndërtuesit që unë bashkëpunoj, 99 për qind e projekteve tona janë respektu”, tha Shala /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

KosovaNewss 04/03/2023 04/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
11:39 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?