KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si mund të ndikojnë pasojat e tërmetit tek zgjedhjet në Turqi?
Botë

Si mund të ndikojnë pasojat e tërmetit tek zgjedhjet në Turqi?

KosovaNewss
KosovaNewss 18:21 -04/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përballet me zgjedhjet e ardhshme mes zemërimit në rritje për reagimin e ngadaltë të qeverisë së tij ndaj tërmeteve të fuqishme që kanë goditur së fundmi Turqinë.

Udhëheqësi turk, i cili ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë, po bën thirrje për unitet dhe ka premtuar një plan të madh strehimi për banorët e zonave të goditura nga tërmeti, një çështje që pritet të dominojë fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

Dhjetëra mijëra tifozë bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë në në një ndeshje futbolli të ligës së parë në Stamboll. Thirrje të ngjashme janë bërë edhe në ndeshjet e zhvilluara në qytete të tjera të vendit.

Kjo është një shprehje e zemërimit për pretendimet se qeveria reagoi shumë ngadalë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.

- Reklamë -

“Ishte një gjendje kaotike. Ka ende zona, ku njerëzit kanë nevojë për tenda. Ka njerëz që janë ende në rrugë. Dhe kjo nuk është vetëm një fatkeqësi natyrore. Kjo është një fatkeqësi e shkaktuar pjesërisht nga mungesa e përgjegjësisë, korrupsioni dhe mënyra se si janë ndërtuar këto ndërtesa”, thotë Zeynep Alemdag nga Universiteti i Okanit.

Ndërsa qeveria po përballet me kritika në rritje për reagimin e saj të ngadaltë, në Stamboll, njerëzit u mobilizuan për të mbledhur ushqime, ujë dhe rroba, që u dërguan në rajonin e goditur nga tërmetet brenda pesë ditëve të para të tij.

Partia kryesore opozitare CHP, nëpërmjet kryebashkiakëve të saj në qytetet më të mëdha të Turqisë si Stambolli, koordinoi operacionin dhe dërgoi ekipe kërkim-shpëtimi në zonat e goditura nga tërmeti.

“Ata dukej se ishin kompetentë, efikas dhe të aftë për të mobilizuar burimet e tyre shumë më shpejt. Kjo tregon se nëse e merrni seriozisht çështjen e tërmeteve, nëse i bëni përgatitjet e duhura dhe investoni në aftësitë për të reaguar në rast të një tërmeti, në fakt ju mund të jeni shumë të efektshëm. Kjo gjithashtu tregon se opozita është e aftë të bëjë gjëra që qeveria pretendon se ajo nuk mund t’i bëjë”, thotë Soli Ozel nga Universiteti Kadir Has.

Presidenti Erdogan, gjatë vizitës së tij të parë në rajonin e goditur nga tërmeti, goditi kritikët, duke i quajtur mosmirënjohës dhe të paturpshëm.

Por në vizitën e tij të fundit në qytetin e Adiyamanit, të goditur nga tërmeti, udhëheqësi turk kërkoi falje dhe u bëri thirrje njerëzve të ecin përpara në unitet.

“Për shkak të efektit shkatërrues të lëkundjeve dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim ashtu siç dëshironim në Adiyaman në ditët e para të tërmetit. Kërkoj falje për këtë”, tha ai.

Presidenti Erdogan përballet me fushatën elektorale për të marrë një mandat tjetër në zgjedhjet e majit dhe është zotuar se brenda një viti qeveria e tij do të ndërtojë qindra mijëra shtëpi për të mbijetuarit e tërmetit.

Por opozita po vë në dyshim aftësinë e qeverisë për të ndërtuar shtëpi për të mbijetuarit e tërmetit. Analistët thonë se pasojat e tërmeteve e kanë vendosur Turqinë në një udhëkryq.

“Është një tronditje e madhe për të gjithë. Është në të vërtetë si një pasqyrë ku shihni pjesët e tmerrshme të fytyrës tuaj. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, thotë Sezin Oney nga portali “Politikyol”.

Presidenti Erdogan po bën thirrje për unitet, duke pretenduar se vetëm përvoja e tij mund të përballojë sfidën me të cilën po ndeshet Turqia. Sipas opozitës, fatkeqësia u zmadhua nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni njëzetvjeçar i Erdoganit. Turqia është e njohur për debatet dhe polemikat e ashpra gjatë fushatave elektorale, por analistët këtë vit parashikojnë zgjedhje jashtëzakonisht polarizuese.

Gjithashtu lexoni:

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Çfarë do të bëjë tani NATO, pas sulmit me dron të Rumanisë nga Rusia?

KosovaNewss 04/03/2023 04/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?