KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 23 vite burgim për pesë të akuzuarit se detyruan viktimën të kryejë marrëdhënie seksuale për 50 deri 200 euro
Siguri

23 vite burgim për pesë të akuzuarit se detyruan viktimën të kryejë marrëdhënie seksuale për 50 deri 200 euro

KosovaNewss
KosovaNewss 12:35 -29/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Pejë, ka dënuar me 23 vite burgim pesë të akuzuarit që në vitin 2021 kanë detyruar të dëmtuarën të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm për 50-200 euro.

Shpalljen e aktgjykimit e kishte bërë më 24 korrik 2023, kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.

I akuzuari M.Xh është dënuar me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë.   I.M është dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim dhe dy mijë euro gjobë.  E akuzuar E.Z është dënuar me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë.  I akuzuari M.I është dënuar me 7 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë.  Edhe J. A është dënuar me 5 vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë.

Sipas njoftimit, thuhet se dënimi me burgim për  secilin të akuzuar do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa dënimi me gjobë do të ekzekutohet më së largu  në afat  prej  tre (3) muajve nga  dita  e plotfuqishmërisë  se aktgjykimit.

E dëmtuara  K.  G.   për realizimin e  kërkesës  pasurore  juridike  u udhëzua në kontest  civil.

Të  akuzuarat   M.Xh,  dhe  E.Z  secila  veç e veç  u obliguan që të paguajnë shpenzime që në emër të  shpenzimeve të procedurës penale të paguaj  shumën  me nga  pesëdhjetë (50) €, në  emër  te  paushallit  gjyqësorë shumën  me nga  pesëdhjetë (50) €, si dhe në emër të kompensimit të  viktimave  të  krimit  shumën me nga pesëdhjetë (50) €.

Të akuzuarve I. M,  M.I dhe  J.A  secili  veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguajnë shumën me nga njëqind (100)  €,   në  emër  te  paushallit  gjyqësore  shumen  me nga njëqind (100)  € si dhe në emër të kompensimit të  viktimave  të krimit  shumën me nga pesëdhjetë (50) €, e të gjitha këto  në afat prej  15  ditësh pas plotfuqishmërisë  se këtij aktgjykimi.

Ndryshe, të pandehurit M.Xh, I.M, E.Z, M.I dhe  J.A , që nga  data  12.10.2021  e ne  vazhdimësi  gjere  me datën 16.10.2021   ne vilat  “ G.A”   ne fsh. R. K- P, ne bashkëveprim marrin pjesë në trafikimin e  njerëzve  ndaj të dëmtuarës  K.G.  duke e mashtruar, strehuar dhe duke  e vene  ne lajthim me qellim te shfrytëzimit seksual për përfitime materiale.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri J.A me dt.12.10.2021 duke e mashtruar te dëmtuarën  me  pretendimin  se  kinse  do ta marrë për bashkëshorte, të njëjtën  e ve ne lajthim duke  e marrë  në vendbanimin e saj  ne  fshatin Ll.K- M., përderisa ishte i shoqëruar me dëshmitarin  A.M  me veturën e  tij  xhip  “ N.”  me  ç’rast  e dërgojnë ne  një  vilë  në  M. dhe pasi qe i pandehuri J. kryen marrëdhënien seksuale me të, të njëjtën ia vë në dispozicion edhe dëshmitarit A.M pasi  që paraprakisht e kishte paguar vilen i pandehuri J., e që më pas komunikon me të pandehurin I.M, më qëllim të strehimit të të dëmtuarës tek vilat “G.A” për shfrytëzim seksual me qellim te përfitimit material.

Sipas aktakuzës, ata  paraprakisht ishin të vendosur  të pandehurit  I.M, E.Z, M.Xh, dhe M.I, e  që  t’u takuar  që të gjithë përveç të pandehurës M. e cila kishte mbet në vila, në vendin e ashtuquajtur “ H.K”  në fshatin R. K-P., fillimisht nga i pandehuri I. sigurohen tableta qetësimi “L.” për të dëmtuarën K. e cila tani më ishte në veturën e të pandehurit në fjalë dhe me të tjerët e më pas të njëjtën e dërgojnë tek vilat, ku nga aty e njëjta del duke e shoqëruar vetëm i pandehuri M. ku ky i fundit  kërkon nga të pandehurat M. dhe E. që të sigurojnë klientë të ndryshëm nga nr.  …-….-…  detyrohet e dëmtuara që të ketë marrëdhënie seksuale me pagesë me persona të ndryshëm, e në raste të  caktuara edhe marrëdhënie seksuale në grup së bashku me të pandehurën M. në këmbim të të  hollave në shuma prej 50 deri në 200€,  të cilat janë dorëzuar tek të pandehurit M. dhe I. e më pas  me të njëjtat janë bërë pagesat e vilave, ushqimi dhe transportit me kompaninë “L.T” si dhe për nevoja personale, e që gjatë kësaj kohe i pandehuri J. komunikon nga numri i tij …-…-… në telefonon i cili e kishte në posedim i pandehuri M., duke i urdhëruar me fjalët “diçka mane naj dite  bone naj pare e qoni në M.” Ndërsa, me datë 16.10.2021, pasi që i pandehuri I. e shfrytëzon  seksualisht të dëmtuarën K. kjo e fundit merr kërcënime nga e pandehura E. e cila ishte në lidhje   më të lartë cekurin dhe e njëjta duke mos gjetur zgjidhje konsumon njëzet (20) tableta të qetësimit   ku si pasojë i keqësohet gjendja shëndetësore dhe po atë ditë i pandehuri M. me kërkesë të të  pandehurit I. së bashku me të miturat A.B dhe J.K si dhe me dëshmitarin P.E si vozitës i  kompanisë  së lartcekur e dërgojnë  tek “ M.T” në M., duke e vendosur në një dhomë ku më pas shërbimi i këtij moteli thërret kompaninë e sipërshënuar që të kthehet e ta merr të dëmtuarën pasi nuk kishte  arritur ta identifikoi me ç’rast e dëmtuara më pas dërgohet të shtëpia me një taksi privat ku nga  ana e familjareve të saj dërgohet për kontroll mjekësore meqenëse gjendja e saj psiko- fizike ka qenë jo e mirë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Me  çka në bashkëveprim dhe në vazhdimësi kanë kryer vepër penale trafikim me njerëz nga neni 165 par.1 lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së,

I pandehuri M.I.: II. Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. P., i pandehuri në kundërshtim me nenin 4 par.1 pika 1.1.9 të Ligjit Për Armë (Ligji Nr.05/L-022), ka mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar dhe atë: një pistoletë të llojit “B.”, me nr. serik B.., kalibër ..mm P.A.K. dhe një karikator pa municion në atë mënyrë që ditën kritike pas një kontrolli të ushtruar nga ana e policisë sipas urdhrit të GJPP, i pandehuri në vendin e lartcekur dorëzon armën me të dhënat si më lartë, e cila ishte duke u mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar nga i lartcekuri.

– me çka ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

III. Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. P., përdor armën me gaz në kundërshtim me nenin 4 par.1 pika 1.1.9 (Ligji nr.05/L-022), në atë mënyrë që, përderisa i pandehuri ishte duke qëndruar në vendin e lartcekur, i njëjti ka përdorë armën duke shtënë me të njëjtën, me ç’rast nga ana e policisë gjatë kontrollit sipas urdhrit të GJPP janë gjetur gëzhoja të armës së lartcekur përgjatë oborrit të shtruar me kubëza si dhe përball hyrjes së vilave, ashtu që dy (2) gëzhoja janë gjetur në veturën me targa ..-…-.. sipas dëshmisë #2, pesë (5) gëzhoja në hapësirën e jashtme të motelit sipas dëshmisë #5,6,7,8,9, si dhe katërmbëdhjetë (14) gëzhoja brenda vilës nr. 6 sipas dëshmisë #11,12,13, katër (4) gëzhoja sipas dëshmisë #14,15,16 dhe dy (2) gëzhoja sipas dëshmisë #18,19, më pastaj dy (2) gëzhoja sipas dëshmisë D#25 tek hyrja e vilës nr. 7, dhe një (1) gëzhojë tek banjo e vilës nr. 6 sipas dëshmisë #26 dhe kutia e armës sipas dëshmisë D#28 dhoma nr. 6,

 – me çka ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 1 të KPRK-së

I pandehuri I.M: IV. Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. Pejë, i pandehuri në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit Për Armë (Ligji Nr.05/L-022), ka mbajtur në pronësi dhe kontroll të paautorizuar, dhe atë: një pistoletë të llojit “C.Z”, kalibër ..mm, me nr. serik …. së bashku me një karikator të zbrazët, në atë mënyrë që, ditën kritike pas një kontrolli te ushtruar nga ana e policisë sipas urdhrit të GJPP, i pandehuri përderisa ishte duke qëndruar në vilen nr. 7 nga aty me të vërejtur prezencën e Policisë në oborrin e vilave në fjalë, i njëjti hedh nga dritarja pistoletën cal. . mm, e cila ishte duke u mbajtur në pronësi në mënyrë të paautorizuar nga këtu i pandehuri.

– me çka ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së.

Më parë dhe gjerë me datë 25.10.2021, rreth orës 14:00, në vilat “G.A” në fshatin R.K. Pejë, përdor armën në kundërshtim me nenin 5 par. 1 të Ligjit për Armë (Ligji nr.05/L-022), në atë mënyrë që, përderisa i pandehuri ishte duke qëndruar në vendin e lartcekur, i njëjti ka përdorë armën duke shtënë me te njëjtën, me ç’rast nga ana e policisë gjatë kontrollit sipas urdhrit të GJPP janë gjetur gëzhoja të armës së lartcekur përgjatë oborrit te shtruar me kubëza si dhe përball hyrjes së vilave, ashtu që, dy gëzhoja janë gjetur sipas dëshmisë #4 dhe #21 tek hapësira e jashtme e motelit, një gëzhojë brenda vilës nr. 6 sipas dëshmisë #17, një gëzhojë në hapësirën e jashtme të motelit mes vilës 5 dhe 6 sipas dëshmisë #22,

Me çka ka kryer veprën penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 1 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

KosovaNewss 29/07/2023 29/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
20:13 -18/05/2025
Arsenali mposht Newcastlen
19:35 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?